Rama Vrasja e kreut te komunes Terthore eshte kryer per arsye politike
Eneida Jacaj
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje nga Kukesi se vrasja e kreut te komunes Terthore Remzi Veseli eshte kryer per arsye politike. Ngjarjen lideri i opozites e ka krahasuar me rastin e deputetit Fatmir Xhindi i cili u vra ne prag fushate zgjedhore. Rama menjehere ka kerkuar qe vrasja makabre e kryekomunarit Veseli te zbardhet duke akuzuar qeverine se krimi ka arritur majat.
Reagimi
Vrasja e kreut te komunes Terthore eshte tronditese. Kjo eshte nje vrasje qe thote shume lidhur me gjendjen e vendit lidhur me pafuqine e shtetit lidhur me inekzistencen e strukturave qe duhet te garantojne sigurine e qytetarit. Ne Shqiperi krimi eshte ngjitur ne maje eshte vrare nje perfaqesues i popullit dhe kjo vrasje tregon gjendjen e rende ne te cilen ndodhet vendi - u shpreh Rama. Duke theksuar se vrasja e Veselit ashtu si ajo e deputetit Fatmir Xhindi ndodh perpara nje fushate zgjedhore Rama tha se shteti eshte perseri memec dhe nuk ka asnje piste hetimi. Remzi Veseli eshte opozitari i dyte qe vritet para deres se shtepise ne prag te nje tjeter fushate ashtu si Fatmir Xhindi 18 muaj muaj me pare. Por shteti vazhdon te jete memec nuk ka asnje piste hetimi per te dyja rastet - u shpreh kreu i PS-se. Kreu i selise roze nenvizoi se vrasja e deputetit Xhindi eshte tashme nje enigme per shtetin pasi policia shperdorohet per hir te pushtetit. Une ne emer te te gjithe miqve kolegeve dhe opozites ne teresi dua ta ve me force theksin tek domosdoshmeria e nje zbardhje sa me te shpejte te ketij krimi makaber dhe ne te njejten kohe te domosdoshmeria e marrjes se pergjegjesise se plote per gjithe sa ndodh sot me krimin ne Shqiperi nga ana e kesaj qeverie dhe e nje ministri dhe e Ministrie te Brendshme qe jane te padenje dhe krejt te papershtatshem per ta drejtuar strukturen e forcave te rendit te cilat boll po mundohen boll po sakrifikohen dhe boll po keqperdorohen - u shpreh Rama.
Ngushellimi
Kryesocialisti Rama mberriti dje ne qytetin e Kukesit per te ngushelluar familjen e kryetarit te komunes Terthore te vrare dy dite me pare. Ne ceremonine e ngushellimit ishin te pranishem edhe 20 deputete te tjere te Partise Socialiste mes te cileve kreu i Grupit Parlamentar socialist Gramoz Ruci deputetet Namik Dokle Dogjani etj.
Box
Kreu i komunes Terthore ne Kukes Remzi Veseli u percoll dje per ne banesen e fundit. Ceremonia mortore eshte zhvilluar ne oret e drekes ku mes dhimbjes dhe loteve kane marre pjese familiare miq dhe kolege te viktimes.
Berisha u dergon telegram ngushellimi familjareve te kryekomunarit Remzi Veseli
Kryeministri Sali Berisha i dergoi dje nje telegram ngushellimi familjareve te kryetarit te komunes Terthore te Kukesit Remzi Veseli. Te nderuar prinder dhe familjare te te ndjerit Remzi Veseli Me dhimbje te thelle mesova per ndarjen nga jeta ne menyre tragjike te njeriut tuaj te dashur. Vrasja e Remziut perben nje akt kriminal te shemtuar autori i se ciles do te marre ndeshkimin me te rrepte me te gjithe forcen e ligjit. Me lejoni qe ne emrin tim dhe te qeverise shqiptare tju shpreh juve pjesetareve te tjere te familjes se te ndjerit te afermeve te tij si dhe te gjithe banoreve te Terthores ngushellimet me te sinqerta dhe bashkojme lutjet tona qe shpirti i tij te gjej paqen e amshuar - u shpreh Berisha.
Dokle Qeveria te mos pengoje zbardhjen e vrasjes se Remzi Veselit
Deputeti socialist Namik Dokle i ka kerkuar Policise se Shtetit te zbardhe menjehere jo vetem vrasjen e kreut te komunes Remzi Veseli por edhe vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi. Dokle ne emer te PS-se i ka kerkuar kryeministrit Berisha Prokurorise Policise te mos e pengojne zbardhjen e ngjarjes pasi shqiptaret kerkojne nje model te ri qeverisjeje qe tu siguroje e garantoje jeten. Akoma pa mbushur dy vjet nga vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi u vra edhe Remzi Veseli perfaqesues i PS-se ne pushtetin vendor. Te dy te respektuar e te nderuar nga elektorati socialist te dy te zgjedhur disa mandate radhazi te dy u vrane ne dere te shtepise te dy ne prag te fushates zgjedhore te dy te projektuar per rikandidim nga Partia Socialiste te dyja vrasjet te mbuluara nga terri dhe papergjegjshmeria e skajshme e shtetit e qeverise e policise. Ka 18 muaj qe organet pergjegjese nuk kane bere asgje per zbulimin e vrasesve te deputetit Fatmir Xhindi. Edhe vrasja e Remzi Veselit qe ne diten e pare pas ndodhjes filloi te mbulohej me terr e mjegull. Vrasesit kane ikur ne drejtim te paditur dhe pushteti e policia bejne te paditurin - u shpreh Dokle.
27 Tetor 2010