E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si u katandis dosja per hetimin e Gerdecit

Prokurori Zamir Shtylla eshte rrefyer ne nje interviste ne shtyp se pikerisht kur po konkretizohej hetimi per ngjarjen e Gerdecit ai u sulmua politikisht nga kryeministri Sali Berisha. Shtylla thote se hetimi po ecte mire dhe po synohej qe te perfundonte brenda afateve kushtetuese. Por sulmi ndaj Shtylles dhe me pas ndryshimet ne grupin hetimor bene qe hetimi te shtyhej dhe Mediu te fitonte imunitetin duke dale i lare nga kjo histori. Prokurori i ceshtjes se Gerdecit deklaron se ishte planifikuar qe te merrej ne pyetje edhe ish- ministri i Drejtesise Aldo Bumci dhe te tjere persona me funksione politike apo prapavije politike. Shtylla thote se gjate hetimit kishte rrjedhje informacioni.
Shtylla deklaron se pas ketyre sulmeve politike ai dha doreheqjen per te mos politizuar procesin.
Absolutisht nuk dhashe doreheqjen as nga procesi i Gerdecit dhe as nga Prokuroria e Pergjithshme. Por si drejtor i Drejtorise se Krimit te organizuar dhe Ndjekjes penale. Ndodhi dicka u be publike doreheqja ime. Sigurisht jo nga une. U mor vesh qe e kisha paraqitur doreheqjen te znj.Rama. Dikush e dha kete ne media dhe u be publike ne menyre te parakohshme. Ky ishte shkaku qe znj.Rama e shfrytezoi kete si nje moment per te marre masa ndaj meje qe po ta gjykosh me gjakftohtesi nuk ka asnje te keqe sepse ne fund te fundit raportet e mia ishin zyrtare thote Shtylla.
Pasi dha doreheqjen dhe u caktuar ne Elbasan Berisha vendosi ne menyre te paturpshme qe te lavderonte Shtyllen. Berishes dukej qarte se nuk i interesonte nese ai ishte prokuror apo jo por vetem te mos kishte ne dore dosjen e Gerdecit. Berisha tha ne TV Klan se kishte respekt per Shtyllen dhe qe pas largimit ne Elbasan nuk kishte pune me te. Edhe pse ligji i dosjeve duhej te funksiononte kudo qe te punonte Shtylla si prokuror per Berishen kjo kishte pak rendesi.
Shtylla ka deklaruar ne interviste se ata e konsideronin edhe si te djathte ne fillimet e demokracise per shkak te hetimeve qe po bente.
Proceset qe jane hetuar ne Prokurorine e Pergjithshme jane procese ku une kam qene drejtperdrejt edhe ne rolin e drejtuesit apo te prokurorit. Sikurse eshte ceshtja e Bllokmeneve. Une kam qene drejtues i grupit te hetimit edhe ne ate proces per shkak te funksionit qe kryeja. Madje atehere me konsideronin njerezit si te djathte me akuzonin si te djathte. U ngrit akuze pavaresisht sesi vajti pasi u kritikua me mbrapa u ngrit akuze ndaj gjithe ish-anetareve te byrose politike. Nuk ishte pak ne ate kohe te perballeshe me gjithe ato figura te byrose politike te cilet u vune ne prangat e Prokurorise se Pergjithshme edhe ne zyren time. Jane thirrur dhe arrestuar njeri pas tjetrit te gjithe ne zyrat ku une kam qene i pranishem. Per ironi te fatit edhe koleget e mi me shikonin si te djathte tha Shtylla.
Duke folur ne lidhje me ceshtjen Basha qe u mbyll pa u gjykuar Shtylla thote se gjykata duhej ta kishte gjykuar ceshtjen.
Sa i perket ceshtjes Basha akuzat ndaj ish-ministrit te Transporteve Lulzim Basha per abuzimet me fondet e rruges Durres-Kukes ajo eshte nje ceshtje ku gjykata ka folur prokuroria ka folur. Secila ka dhene versionin e saj. Une kam qene pjese e prokurorise ne mendimin tim gjykata duhet ta kishte gjykuar kete ceshtje dhe duhet te kishte dhene nje vendim. Problemet procedurale ishin te ligjshme dhe nuk ishin bllokuese per gjykaten qe te shqyrtonte dosjen tha Shtylla.

13/10/2008 - Berisha Shtylla po prek Fazllicin novatorin e biznesit shqiptar

Ka dy gjera qe nuk kane ndodhur ndonjehere ne kete vend qe nga ditet me te zeza te diktatures. Njera prej tyre eshte se nje prokuror kryesor ne Prokurorine e Pergjithshme zv/prokuror ne Prokurorine e Tiranes qe per rastesi sic thone eshte tezak i Prokurores se Pergjithshme me daten 8 tetor urdheroi dy oficere te larte policie te ndalojne dhe shoqerojne shtetasin e huaj biznesmenin Damir Fazllic. Sipas deklaratave me shkrim te te dy oficereve te policise drejtorit te Policise se Kufirit per Tiranen dhe komisarit per Tiranen prokuroret Zamir Shtylla nga Prokuroria e Pergjithshme dhe Eni Mazreku nga Prokuroria e Tiranes u kerkojne ketyre dy oficereve me telefon pa shkrese te shoqerojne shtetasin Damir Fazllic ne prokurori. Une dua tju them se policia natyrisht nje urdher te tille nuk ka marre persiper ta zbatoje. Policia nuk mund te zbatoje urdhera telefonike

Prokuroria ka urdheruar sekuestron bllokimin ne kundershtim me ligjin sepse aty duhet nje gjykates te pasurive te Fazllic ne Shqiperi por kjo eshte nje dicka tjeter por ka shtri doren tek njerez qe se kane takuar ndonjehere ne jeten e tyre kete person biznesmene te suksesshem ne cdo qeveri novatore te vertete te biznesit shqiptar dhe e ka bere kete per faktin e vetem se ne bordet e ketyre dy kompanive ndodhet si anetar bordi edhe krimineli Erion Isufi kunati i Lulzim Bashes.

15/12/2008 - Berisha Nuk mund te hetohen dosjet e rendesishme nga xhelati Shtylla

Tani na del ne menyren me te pafytyre dhe me te papranueshme se ligjin thone zedhenesit e Edi Rames po e bejne per shkak te 3 5 hetuesve apo 6 gjyqtareve. Ne menyre absolute jo ligji ska asnje lidhje. Ligji eshte propozuar rreth 3 vjet me pare kur ska patur asnje proces. Por me lejoni ti shtroj nje pyetje zotit Edi Rama sipas teje zoti Rama dhe sipas zedhenesve tuaj ne Shqiperi procese madhore mund te zhvillojne vetem ata qe i kane duart deri ne berryla me gjakun e njerezve te pafajshem

Ne Shqiperi 98 e prokuroreve dhe gjykatesve jane te lire skane asnje lidhje me ate te shkuar. Vetem keta vetem Zamir Shtyllat te cilet kane urdheruar lidhjen me tela me gjemba te qytetareve ne vitin 90 dhe zvarritjen e tyre ne Sarande dhe qe jane aty vetem per lidhjet e shumellojta me drejtuesit e tyre dhe per asgje tjeter. Pra keta mbrohen nga Edi Rama por jo vetem nga ai. Ne kemi se paku mbi 300 gjykates dhe mbi 300 prokurore te cilet nuk kane asnje lidhje me krimet e komunizmit. Largimi i gjykatesve dhe prokuroreve te lidhur me krimet e komunizmit forcon ne menyren me te ndjeshme pavaresine e ketyre institucioneve.


16/01/2009 Berisha E gjykoj pozitive doreheqjen e Zamir Shtylles

Une nuk nderhyj ne qendrimet e askujt. Doreheqjet jane akte individuale vetjake qe gjykohen nga gjithsecili dhe vendime qe merrem mbi bazen e logjikes se atij qe do te perballet. Natyrisht. ligji shqiptar eshte nje ligj qe nuk ben persekutime. Ligji parashikon qe ata qe japin doreheqjen me dosjen e tyre nuk merret njeri. Kjo eshte normale. E gjykoj kete pozitive. Kur te vijne zgjedhjet ata qe kane probleme nuk do te kandidojne vetvetishem nuk besoj te kandidojne keshtu qe procesi kalon ne menyre shume te civilizuar.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›