PS kunder ligjit per lojerat e fatit Nxit monopolet dhe pastrimin e parave
Eljona Ballhysa - Demokratet dhe socialistet kane debatuar dje ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve gjate diskutimit te ndryshimeve ne ligjin per lojerat e fatit. Socialistet jane shprehur kunder ndryshimeve ne ligj te cilat sipas tij nxitin monopolet dhe mundesine e pastrimit te parave nga mafia apo organizata te tjera kriminale. Deputetet socialiste u shprehen gjithashtu kunder rolit qe i jepet Ministrise se Financave si i vetmi autoritet qe jo vetem nenshkruan marreveshjen me subjektet e lojerave te fatit por percakton rregullat e funksionimit te tyre dhe monitoron menyren e funksionimit te tyre. Socialisti Saimir Tahiri u shpreh se me kete draft krijohet nje autoritet korruptiv i ministrit te Financave.
Debati
Tahiri gjithashtu u shpreh kunder se drejtes per te reklamuar biznesin e tyre nga subjektet qe merren me organizimin e lojerave te fatit. Me te drejten e reklamimit per bastet sportive per kazinote per lojerat e fatit praktikisht ju sot legjitimoni praktiken qe nje i mitur ne mungese te ndonje alternative tjeter te shkoje te luaje ne kete biznes edhe kur ata hallexhinj kur nuk kane sesi te fitojne te ardhura per familjen e tyre tu drejtohen ketyre bizneseve. Ju praktikisht me reklamimin e ketyre lojerave te fatit po legjitimoni pikerisht kete sistem qe eshte nje sistem piramidal. Madje une besoj se me kete projektligj ju po shtoni autoritetin korruptiv te ministrit te Financave. Ky eshte nje projektligj klientelist nuk eshte nje projektligj ne interesin me te larte te qytetareve - eshte shprehur socialisti Saimir Tahiri gjate mbledhjes se djeshme te Komisionit te Ligjeve.
Edhe deputetja Vasilika Hysi kundershtoi rolin qe merr Ministria e Financave me kete draft. Ky ligj nuk sjell ndonje dobi publike sepse parate qe perfitohen do ti marre nje subjekt privat ndersa shteti do te marre vetem perqindjen e tij. Shqetesimi eshte qe ne ne kete shtet ne vend qe te luftojme korrupsionin dhe shtimin e monopoleve nxitim korrupsionin dhe shtimin e monopoleve nepermjet miratimit te ketij projekti. Ministrit te Financave i lihet ne tre raste te nenshkruaje marreveshjen te percaktoje rregullat per funksiononim e subjektit dhe ta kontrolloje ate. Kjo eshte shume e rrezikshme. Te gjithe e dime qe lojerat e fatit ne Ballkan kane tendence te bien ne duart e organizatave kryesisht te huaja per te bere pastrim parash dhe njekohesisht per aktivitete te grupeve kriminale ne Shqiperi qe duan te pastrojne parate. Une jam absolutisht kunder qe ne kete ligj rregullat e monitorimit te lihen te percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave sepse keto duhen percaktuar me ligj - eshte shprehur deputetja e PS-se Hysi.
Ndersa deputeti demokrat Dashnor Sula vleresoi projektin e qeverise dhe tha se Ministria e Financave dhe qeveria po synojne formalizimin e industrise se lojerave te fatit. Deri ne vitin 2006 e gjithe kjo industri ka qene e paformalizuar dhe ky eshte fakt. U kujtoj zoterinjve se para Ministrise se Brendshme deri ne periudhen 2003 -2004 bixhozi ka qene perpara deres se Ministrise se Brendshme. Ministria e Financave dhe qeveria po tregohet e vemendshme qe ky sektor infomal deri dje sot te jete i kontrolluar plotesisht. Mendoj se edhe per lotarine kombetare kjo eshte nje lotari e cila do te sherbeje dhe duke pasur parasysh se ne te gjitha vendet e botes kemi nje lotari kombetare qe organizohet sigurisht dhe kjo do te sjelle te ardhura per buxhetin e shtetit dhe mendoj qe nuk ka vend qe te diskutohet qe jo eshte organizuar nga krimi i organizuar apo mafia sepse kjo logjike nuk ka vend ketu - eshte shprehur Sula.
Ne perfundim deputetet demokrate votuan pro projektligjit ndersa socialistet kunder. Drafti parashikon qe subjekti i licencuar per lotarine kombetare lejohet qe ne baze te rregullave te miratuara nga Keshilli i Ministrave dhe te marreveshjes se nenshkruar me ministrin e Financave te beje publicitet ne lidhje me lojerat e ofruara nga lotaria kombetare dhe te hartoje e te shperndaje buletine informative si dhe te beje reklama e njoftime ne median e shkruar dhe audiovizive.
27 Tetor 2010