Piramida specialistet Te mos shembet

Per deputetin e Partise Demokratike Fatbardh Kadilli Piramida perfaqeson nje te kaluar te zymte qe ka ngritur ne piedestal diktatorin Enver Hoxha ndaj edhe duhet prishur.
Ne te njejten linje me zotin Kadilli foli edhe deputeti tjeter demokrat Mark Marku. Zoti Marku tha se Piramida eshte nje pjesez e vogel e betonizimit gjigant qe po ndodh ne te gjithe Tiranen dhe sipas tij krejteisht jashte realitetit te ri te kryeqytetit.
Kunder prishjes se Piramides foli shkrimtari dhe arkitekti Maks Velo. Per zotin Velo prishja e Piramides nuk duhet ndermarre pasi simbolika politike e saj tashme eshte e tejkaluar dhe se prishja ne vetvete do te rrezonte edhe figuren e Pjeter Arbnorit emer te cilin aktualisht e mban.
Nderkohe specialisti i tashegimise kulturore Auron Tare argumentoi periudha 20 vjecare e ka zhdukur kompleksitetin mllefin ndaj nderteses dhe se prishja e saj do te ishte nje gabim i pafalshem.
Periudha 20 vjecare ka zhdukur kompleksitetin e nderteses. Te prishesh ate ndertese nga ana historike eshte nje gabim i pafalshem nuk mund te prishesh memorien historike. Nuk mund te veprojme ne sic veproi Enveri me varrin e Nenes Mbretereshe qe sa erdhi ne pushtet e hodhi ne ere tha zoti Tare.