Piramida Manjani padi ndaj projektuesit te teatrit

Ne perfundim te Top Show-t ku specialiste dhe politikane diskutuan vendimin e parlamentit mbi prishjen e Piramides juristi dhe anetari i Asamblese se Partise Socialiste Ylli Manjani deklaroi publikisht se do te padise penalisht personin apo personat qe kane marre vendimin per ndertimin e teatrit ndertim ky i anuluar pas vendimit te dyte per ndertimin e Kuvendit te ri.
Dua te shfrytezoj kete hapesire televizive per te njoftuar se personi ose grupi i personave te cilet kane dhene vendimin per ndertimin e teatrit tek Piramida jane te paditur penalisht nga ana ime. I bej thirrje Prokurorise se Pergjithshme se do te akuzoj penalisht ata per korrupsion deklaroi zoti Manjani.
Juristi e cilesoi si abuzim dhe forme korruptive vendimin e anuluar per ndertimin e teatrit dhe sipas tij dikush duhet te mbaje pergjegjesi per kete.
Manjani nuk saktesoi se kur do te dorezoje prane organeve te hetimit padine e tij.