E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma PD Tryeze tjeter te premten

/ /

Kete here eshte kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike njeheresh nenkryetar i kesaj partie Astrit Patozi ai qe ka ftuar forcat e tjera politike parlamentare per te vazhduar punen per reformen zgjedhore. Ftesa eshte e hartuar ne nje faqe mban daten 27 tetor dhe ne fund firmen e kryetarit te deputeteve demokrate. Ne vijim te tryezes se partive parlamentare dhe shoqerise civile per reformen zgjedhore qe nisi javen e kaluar deshiroj tju njoftoj se mbledhja e radhes eshte menduar te jete diten e premte me 29 tetor ne oren 1100 ne nje nga mjediset e Kryesise se Kuvendit thuhet ne ftesen qe eshte bere publike per mediat nga zyra e shtypit e Partise Demokratike. Ne te njejten kohe ne te behet e ditur se forca kryesore e koalicionit te djathte do te jete me perfaqesues ne kete tryeze nga kryetari i komisionit te ligjeve njeheresh edhe negociator per hartimin e Kodit Zgjedhor Ilir Rusmali. Partia Demokratike ka ngarkuar zotin Ilir Rusmali qe te perfaqesoje interesat e saj ne nivel politik si dhe ekspertet e nevojshem. Jeni te lutur qe per nevojat e organizimit te konfirmoni emrat e perfaqesuesve tuaj per kete takim vijon me tej ftesa. Ne paragrafin e trete dhe te fundit te saj thuhet se duke ju falenderuar paraprakisht per bashkepunimin i urojme pune te mbare tryezes dhe finalizim te shpejte misionit te saj shume te rendesishem. Kjo tryeze e dyte e forcave politike per kryerjen e reformes zgjedhore behet pas takimit pare ku pas shume kohesh Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ishin prane
njeri-tjetrit. Fillimisht ishte kreu i maxhorances ai qe propozoi thirrjen e tryezes dhe opozita fillimisht e refuzoi ate por me pas u bashkua per te dhene qendrimet e saj. Ne ate tryeze munguan kreret e dy partive aleate te PD-se Ilir Meta i LSI-se dhe Fatmir Mediu i PR-se per shkak te udhetimeve jashte shtetit. Megjithate do te pritet me interes nese PS-ja do te marre pjese ne kete tryeze. Kryetari i selise roze deklaroi te premten e kaluar se forca qe ai drejton nuk do te marre pjese ne tryezat e eksperteve per reformen zgjedhore pa nisur paralelisht me te edhe transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit. Por nisur nga eksperienca e javes se kaluar per te mesuar nese opozita do te jete e pranishme kete te premte ne bisedime duket se do te pritet nisja e saj. Ftesa e PD Ta bejme reformen sa me shpejt

Ne vijim te tryezes se partive parlamentare dhe shoqerise civile per Reformen Zgjedhore qe nisi javen e kaluar deshiroj tju njoftoj se mbledhja e radhes eshte menduar te jete diten e premte me 29 tetor ne oren 1100 ne nje nga mjediset e Kryesise se Kuvendit. Partia Demokratike ka ngarkuar zotin Ilir Rusmali qe te perfaqesoje interesat e saj ne nivel politik si dhe ekspertet e nevojshem. Jeni te lutur qe per nevojat e organizimit te konfirmoni emrat e perfaqesuesve tuaj per kete takim. Duke ju falenderuar paraprakisht per bashkepunimin i urojme pune te mbare tryezes dhe finalizim te shpejte misionit te saj shume te rendesishem. Meta Opozita ska alibi qe te mungoje

Kryetari i LSI-se njeherazi zv.kryeministri Ilir Meta ka pershendetur zhvillimin e tryezes se pare te reformes zgjedhore duke e konsideruar nje akt tolerance vendimin e Kryeministrit Berisha per mosdjegien e fleteve te votimit. Ne nje prononcim per mediat numri dy i qeverise deklaroi se opozita nuk ka me alibi per te mos qene pjese e tryezave te ardhshme. Dua te pershendes garancite qe dha Kryeministri Berisha ne menyre qe qeveria te marre persiper shpenzimet per kutite e reja per ti hequr merakun kujtdo per asgjesimin e fleteve te votimit. Nje akt tolerance nje akt pergjegjshmerie politike dhe si nje ftese per tolerance edhe nga pala tjeter theksoi Meta. Reformat per interesat e partive

Konstitucionalisti i njohur Njazi Jaho tha ne tryezen per reformen zgjedhore se ndryshimet ne ligjin elektoral behen per interesat e forcave politike. Sipas tij ne kete proces mungon debati gjitheperfshires. Defekti kryesor i sistemeve qe ndryshojme ne nuk qendron se skemi persona te afte nga politika dhe ekspertiza por sistemet zgjedhore te ne ndryshojne per interesa te ngushta partiake. Ato nuk i nenshtrohen nje debati te gjate dhe gjitheperfshires. Politizimi i komisioneve zgjedhore eshte pasoje e nderhyrjes se forcave politike tha Jaho. Meidani Duhet korrektimi kombetar ne Kodin Zgjedhor

Ish-presidenti Rexhep Meidani propozoi dje korrektimin kombetar te Kodit Zgjedhor. Ne nje fjalim te derguar ne tryezen per reformen zgjedhore ai jep qendrimin e tij per kete ceshtje. Duke menduar qe ky amendament kushtetues te pakten perkohesisht nuk do te preket ne debatet e diskutimit te pritshme ne gjykimin tim ne funksion te mundesise se perfshirjes ne proces dhe te partive te vogla vlen te realizohet nje rregullim ne kodin zgjedhor ose a nepermjet nje korrektimi kombetar te votes proporcionale ose b nepermjet ekstrapolimit te konceptit te zones zgjedhore shumeemerore ne nje zone te vetme administrative- territoriale te nje zone te vetme ne rang kombetar thekson Meidani. Sipas tij gjithashtu vlen te theksohet se ne perputhje me kushtetuten ne zgjedhjet vendore sistemi zgjedhor mbetet i njejte si me pare maxhoritar per zgjedhjen e kryetarit te bashkise e komunes dhe proporcional per anetaret perkates te keshillave.

Adi Shkembi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›