OSBE Ora e zgjedhjeve ka nisur
Kreu i Prezences Eugen Wollfarth duke folur ne tryezen per zgjedhjet dhe administrimin zgjedhor tha se koha po ecen shume shpejt dhe forcat politike duhet te lene menjane interesat partiake. Tani eshte koha qe te gjitha partite politike te vendosin ne plan te pare interesin kombetar dhe te permbushin kete detyre te rendesishme. E premtja e kaluar ishte nje fillim i mbare por eshte vetem nje fillim. Koha po ecen zgjedhjet po afrohen dhe nuk ka kohe per te humbur u shpreh ambasadori. Nga dita kur do te mbahen zgjedhjet lokale nuk ka ngelur edhe shume kohe. Sipas diplomatit te OSBE-se ne kete proces zgjedhor duhet te permbushen te gjitha kushtet dhe jo vetem disa prej tyre. Te mos harrojme qe kane mbetur vetem 28 jave nga dita e zgjedhjeve ne maj te vitit te ardhshem dhe Ora Zgjedhore le te themi ka nisur tik-takun me nje ritem te shpejte e
alarmues. Zgjedhjet per qeverisjen vendore do te zhvillohen dhe duhet te zhvillohen ne menyre profesionale ku te plotesohen te gjitha angazhimet ndaj OSBE-se dhe jo vetem disa prej tyre. Detyra e ketij vendi ne kendveshtrimin tim eshte qe te ktheje faqen e historise se zgjedhjeve problematike ne Shqiperi ne menyre perfundimtare dhe te pakthyeshme theksoi me tej ambasadori Wollfarth. Duke perfituar nga rasti qe ne tryeze kishte edhe perfaqesues te partive politike kreu i Prezences se OSBE-se kujtoi edhe njehere rekomandimet qe vezhguesit bene ne perfundim te zgjedhjeve te 28 qershorit. Lejomeni te lexoj rekomandimin Partite politike duhet te tregojne vullnet politik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike konform privilegjeve te medha qe gezojne sipas ligjit ne lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve. Ato duhet te realizojne detyrat e tyre zgjedhore ne menyre te pergjegjshme ne interesin e pergjithshem te Shqiperise. Por ne njejtin prej tyre ai u ndal dhe e perseriti dy here. Po e theksoj dhe nje here Ato duhet te realizojne detyrat e tyre zgjedhore ne menyre te pergjegjshme ne interesin e pergjithshem te Shqiperise. Ky eshte nje paragraf detyrues bindes dhe nuk ka nevoje per komente shpjeguese.
Kodi
Per here te pare OSBE i propozon partive politike qe gjysma e reformes te behej tani pikerisht pjesa ku flitet per zgjedhjet lokale dhe gjysma tjeter te behet perpara zgjedhjeve te pergjithshme. E thene thjesht dhe pa deshiruar ta shtjelloj me tej kete pike tani qe data 8 maj 2011 eshte ngulitur ne mendjet tona do te argumentoja qe diskutimi per reformen zgjedhore mund dhe duhet te ndahet ne dy kapituj te vecante i Gjysma e pare te zhvillohej tani ne lidhje me zgjedhjet e qeverisjes vendore ii Gjysma e dyte per reformen e zgjedhjeve parlamentare te zhvillohej menjehere pas perfundimit te zgjedhjeve te qeverisjes vendore tha me tej diplomati i OSBE-se ne vendin tone. Sipas tij ekziston rreziku qe ne debatin per reformen zgjedhore te dyja ceshtjet perzihen me njera - tjetren. Ambasadori Wollfarth theksoi ne te njejten kohe se gjithe cka mund te marr me mend eshte se klasa politike eshte gjithashtu ne dijeni te kesaj gracke dhe do te gjeje menyra te pershtatshme per te mos rene ne te.
Ristani Numerimi i votave te behet ne menyre elektronike
Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani propozon qe numerimi ne zgjedhjet e ardhshme te behet elektronik. Sipas tij ekziston mundesia teknike per te ndryshuar mjetet per numerimin e fleteve te votimit per te shpejtuar procesin dhe shmangur bllokimin nga partite politike. Ndryshimet mund te jene edhe duke perdorur elektroniken ne procesin e numerimit. Kjo eshte shume e mundshme dhe vendi yne afron mundesine te realizohet numerimi elektronik. Do vetem vullnetin e partive per te realizuar nje gje te tille tha kreu i KQZ-se ne tryezen e djeshme te reformes zgjedhore. Ne te kundert nese do te mbahet sistemi aktual i numerimit ai propozoi rritjen e numrit te komisioneve te nivelit te dyte KZAZ-ve dhe rritjen e numrit te grupeve te numerimit. Numerimi i fleteve te votimit ka peshe te madhe ne shkeljen e standardeve. Kane dashur partite te pengojne procesin e numerimit dhe ia kane arritur. Afati qe vendos ligji ora 17.00 e dites se neserme te votimit me procedurat qe ne numerojme nuk eshte afat real i cili mund te kapet. Nje ide eshte shtimi i komisioneve te nivelit te dyte dhe shtimi i vendeve te numerimit te votave. Kjo do sjelle qe duke shtuar kapacitet te shpejtohet numerimi shtoi me tej kreu i KQZ-se. Ristani propozoi ne te njejten kohe disa ndryshime ne kodin zgjedhor qe kane te bejne me nderhyrjet te cilat bejne forcat politike te komisioneret qe emerojne. Ai tha se per institucionin qe drejton eshte shqetesues fakti se partite ndryshojne vazhdimisht komisioneret duke mos i dhene KQZ-se mundesine ti trajnoje ata per diten e votimit. shte shprehje e shtremberuar e vullnetit te partive kur ato shkelin ligjin teksa sjellin komisioneret ne nivelet e uleta me vonese. Arsyeja pse e bejne kete eshte banale sepse mendojne se duke i sjelle ne kohe i bejne publike emrat e tyre i japin mundesi te manipulohen komisioneret. Kjo shkakton pamundesine e KQZ te trajnoje cilesisht keta komisionere. Mund te kete nje ndryshim qe nese nuk i sjellin ne kohe ato KQZ emeron komisioneret e rinj pa te drejten e partive per ti zevendesuar tha Ristani. Sipas tij per diten e votimit kemi pasur nje fenomen shqetesues qe eshte banal por ka shkaktuar shkelje te standardeve ne zgjedhjeve dhe eshte largimi nga menaxhimi i zgjedhjeve te njeres pale duke marre edhe vulen e qendres se votimit. Fakti eshte qe KQZ per ta zgjidhur kete problem ka qene unik ne qendrimet e tij edhe ne zgjedhjet e kaluara. Per fat te keq kolegji zgjedhor ka mbajtur qendrime te ndryshme dhe nuk arriti ta zgjidhe kete problem.
ADI SHKEMBI