Ulen temperaturat troket stina e Vjeshtës
TIRANE-Bëhuni gati, vera po i lë radhën stinës së vjeshtës. Kush ka dëshirë të bëjë plazh mund të përfitojë sot dhe ditën e premte pasi temperaturat janë të favorshme për tu zhytur ne det, kurse e shtuna dhe e diela premtojnë mot me shi dhe temperatura tepër të freskëta duke u paraprirë kështu ditëve të vjeshtës që do të ndryshojnë dhe garderobat tona.
Parashikimi i motit në agjencinë e lajmeve në BalkanWeb bën të ditur se krahasuar me ditët e fundit të muajit Gusht, prej 3 ditësh në vend temepraturat kanë pësuar ulje të ndjeshme prej 10-5 gradësh.
Sot në vend parashikohet një mot i kthjellët ku temepraturat mesatare do të rrotullohen në 16 gradë më e ulëta dhe 24 më e larta. Në Tiranë temepraturat do të jenë 13-26 Gradë Celsius, në Durrës 26-15 gradë Celsius, në Shkodër 23-13, Vlorë 26-17, Elbasan 25-11, Korcë 20-5 dhe Sarandë 25-16 Gradë Celsius.
Nesër (e premte) pritet një rritje e ndjeshme me 2-3 gradë, por të shtunën moti do të pësojë përvec rënie të mëtejshme temperaturash ndërsa reshjet e shiut do të pushtojnë gati gjithë territorin e vendit tonë.
Reshjet e shiut që munguan përgjatë ditëve të nxehta të verës do të vazhdojnë dhe ditën e dielë së bashke me temepraturat e freskëta.
Këto ndryshime prite të na largojnë nga plazhi, por do të na drejtojnë drejt garderobave tona për të shtuar dicka më shumë në veshjen tonë të përditshme dhe për të ndërruar sandalet me këpucët e lehta të vjeshtës.
Sot Durrës
Situata metereologjike në rajonin detar të Durrësit do të jetë e paqëndrueshme, ndërsa temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër ulje gjatë ditës së sotme bënë të ditur zyrtare nga kapiteneria e portit.
Natën e kaluar, temperaturat shënuan 19 gradë, ndërsa sot në mesditë, pritet që të mos jenë më shumë se 25 gradë celsius, u shprehën buriet e kapitenerisë. Kushtet e trazuara të detit me forcë 4-5 jashtë gjirit nuk i kanë penguar tragetet e linjës Bari-Durrës të kryejnë pa probleme lundrimin e tyre drejt qytetit bregdetar.
Gjatë ditës, nga kalatat e portit parashikohet të nisen drejt Barit dhe Triestes (Itali) 7 tragete dhe katamaranë me udhëtarë, kryesisht shqiptarë nga vendi ynë, Kosova dhe Maqedonia që rikthehen në vendet e Evropës perëndimore pas pushimeve verore.
Përpunimi i anijeve në kalata ka nisur pa probleme, thanë burimet, duke shtuar se një grup prej rreth 20 motopeshkatoresh janë nisur në gjueti në zonën nga Semani deri në grykëderdhjen e lumit Bunë në veri.
Në Vlorë
Kushtet meteorologjike sot në gjirin detar të Vlorës do të jenë të qëndrueshme, vlerat e temperaturave të njëjta, si të një dite më parë, ndërsa moti i kthjellët, por me zhvillime të pakta resh. Kjo situatë vjen si pasojë e ndryshimit prej disa ditësh të regjimit të erërave, që kanë drejtimin nga kuadrati i veriperëndimit.
Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur se era do të ketë drejtimin Veri-Veriperëndim me një shpejtësi nga 6-8 m/s deri 10-12 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 29-31 gradë celsius dhe ato minimale në 17-19 gradë celsius, ndërkohë që lagështia parashikohet të arrijë deri në 78 përqind.
Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur.
(d.b/BalkanWeb)