Kriza, nuk ka vend per panik
Ne valen e nje krize financiare qe ka perfshire tashme te gjithe gjigantet e ekonomise boterore edhe Shqiperia nuk ndihet teresisht e perjashtuar. Ekspertet e ekonomise keshillojne Banken Qendrore per masat antikrize. Pothuajse i gjithe spektri i ekonomisteve, rrezikun qe i vjen sistemit financiar ne vend, e sheh ne faktoret e brendshem, me shume se, ne te jashtmit. Te gjithe vleresojne fenomenin e kredive te keqija gjithnje e ne rritje, si elementin kryesor qe cenon stabilitetin financiar ne te ardhmen. Prandaj, ekspertet e keshillojne Banken e Shqiperise qe te forcoje edhe me tej rregullat e mbikeqyrjes ndaj bankave me qellim evidentimin dhe parandalimin ne kohe te rreziqeve per t'i lokalizuar ato ne menyre qe te mos depertojne ne destabilitetin e tregut. Nga ana tjeter hapja e ekonomise dhe integrimi i sistemit financiar shqiptar ne tregjet rajonale dhe globale, e rrit ndjeshmerine e sistemit tone financiar ndaj zhvillimeve te pafavorshme, ne rajonin tone ekonomik dhe ne tregjet e huaja. Pavaresisht integrimit financiar, pergjithesisht investimet e grupeve te njohura financiare dhe bankare te vendeve te zhvilluara ne tregjet ne zhvillim, si Shqiperia, perfaqesojne ende nje vlere te vogel ne krahasim me vleren e pergjithshme te grupit. Ky fakt, si edhe mungesa e tregjeve te zhvilluara ne vendet ne zhvillim, kane kufizuar ndikimin e krizes financiare ne keto vende, te pakten ne afat te shkurter. Edhe ne vendin tone, te dhenat e fundit per bankat qe zoterohen nga grupet bankare evropiane, nuk reflektojne humbje financiare
apo probleme qe e kane origjinen ne krizen financiare qe po kalojne tregjet e zhvilluara. Situata e mire e likuiditetit te bankave qe operojne ne vendin tone si edhe perdorimi mjaft i kufizuar i financimit nga ana e grupit, jane faktore shtese te cilet pengojne transferimin e elementeve te krizes ne banka dhe ne institucione te tjera financiare te vendit. Megjithate, mundesia e percjelljes se krizes se sektorit financiar ne sektorin real te ekonomive partnere ne tregti, paraqet nje burim rreziku per sektorin bankar shqiptar
Blerina Hoxha