E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piratët lirojnë anijen greke, 3 marinarë të vdekur

Najrobi - Piratët somalezë kanë lënë të lirë anijen greke “MT Action” e rrëmbyer kjo që nga mesi i muajit Tetor. AFP citon burime keniane të kenë deklaruar se në bordin e anijes gjendeshin edhe tre anëtarë të ekuipazhit të vdekur. Sipas burimeve, shkaqet e vdekjes së tyre ende nuk dihen, por mendohet se mund të jenë vrarë. Sipas Zyrës Detare Ndërkombëtare, BMI, rreth 100 anije janë sulmuar që nga fillimi i vitit në Gjirin e Adenit dhe në afërsi të brigjeve të Somalisë, citon AFP.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›