Berisha: Fitorja e pluralizmit
Tiranë (start)-Është përkujtuar sot 18-vjetori i krijimit të Partisë Demokratike, partia e parë opozitare, pas më shumë 40-vite izolim të Shqipërisë, ku kishte vetëm një parti të vetme. Në 12 dhjetor 1990 nisi të formohej partia e re, e cila kishte nismëtarë studentë të asaj kohe, disa prej të cilëve nuk ndodhen më. Në fjalën përshëndetëse, kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, nga Pallati i Kongreseve deklaroi ndër të tjerash, se shqiptarët duhet të kenë nderim për martirët e komunizmit. Sipas Berishës, mirënjohje u duhej pasur edhe atyre që kontribuuan në krijimin e Partisë Demokratike.
“Ne festojmë pluralizmin politikë”-tha Berisha, i cili ka përmendur të gjithë ata që dikur kanë qenë pjesë e kësaj forcë politike. “Fitorja jonë me 22 mars, ishte fitorja e lirisë, e shtetit ligjor dhe dinjitetit njerëzor”-theksoi Berisha, duke shtuar se paqja sociale ishte kushti i të gjitha kushteve për integrimin dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Berisha ka akuzuar Enver Hoxhën, duke e cilësuar si Hitlerin e pas Luftë së Dytë Botërore. Berisha mohoi që qeveria e tij, e pas viteve ’90 të ishte përfshirë në skemat piramidale.
Në Pallatin e Kongreseve, ky ishin të pranishëm qindra pjesëmarrës, slogani ishte: Shqipëria po ndryshon, i ngjashëm me fushatën elektorale në Shtetet e Bashkuara.