“Lufta” për PDK-në
Tiranë (start)-Kryetari i Partisë Demokristiane Anton Gurakuqi, bëri të ditur sot se gjyqi i vërtetë i demokristianëve shqiptarë, ku do provohet se Ndotja politike (Nard Ndoka) nuk ka asnjë lidhje me PDK, do të zhvillohet më datën 23 dhjetor 2008 në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.
Gurakuqi, ka akuzuar edhe një gjyqtare pranë kësaj gjykate, për paaftësi në detyrë.
“Dje në Gjykatën e Tiranës nga gjyqtarja Blerina Muça vazhdoi thellimi i falsifikimeve të bëra nga një grup uzurpatorësh, që morën përgjigjen e duhur politike në Kongresin e PDK më 6 maj. Megjithatë gjyqtarja Blerina Muça duke pranuar një palë dokumente false të depozituara nga Ndotjet politike dëshmoi sot se jo vetëm nuk njeh ligjet e këtij vendi, por në mënyrë flagrante shpërfill çdo provë dhe argument të dhënë në sallën e gjyqit”-theksoi Gurakuqi.