E Diel, 1 Nëntor 2026

Piratët somalezë kërkojnë 15 milion $ për lirimin e anijes arabe

Haradheere (start)-Për të liruar anijen saudite të marrë peng prej ditësh, piratët somalezë, pas sekuestrimit më të madh në historinë detare, kanë kërkuar një shpërblim prej 15 milionë dollarësh deklaroi sot një lider, duke cituar njerëzit pranë pengmarrësve.

Piratët u cituan fillimisht se kishin kërkuar 25 milionë dollarë për lirimin e anijes Sirius Star, që ka naftë me një vlerë prej 100 milionë dollarësh dhe 25 anëtarë të ekuipazhit në bord. Por zëdhënësi, Abdirahim Isse Adow, njerëzit e të cilit ndodhen në zonën Haradheere, ku po mbahet anija, deklaroi se shuma ishte reduktuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›