Presidenti irakian tenton të bind kundërshtarët e paktit
Bagdat - Lideri irakian ka bërë një tjetër përpjekje për të bindur kundërshtarët e paktit me SHBA-të. ai zhvilloi dje takime me politikanët në një përpjekje për t'i bindur ata të pranojnë një pakt që i lejon trupat amerikane të qëndrojnë në Irak për tre vjet të tjera. Takimi me ta është bërë vetëm disa ditë para miratimit të këtij pakti nga parlamenti irakian.
Liderët e çdo blloku kryesor politik, përveç ndjekësve të klerikut shiit, Moqtada al-Sadr morën pjesë në bisedimet me dyer të mbyllura, ndërkohë që qeveria e kryeministrit Nuri al-Maliki përpiqet të fitojë një mbështetje të gjerë për paktin.
Parlamenti ka debatuar për marrëveshjen e propozuar, e cila kërkon që trupat amerikane të qëndrojnë në bazat e tyre nga mesi i vitit të ardhshëm dhe të largohen plotësisht nga Iraku në fund të vitit 2011, pasi kabineti e miratoi atë të dielën e kaluar. Partitë shiite dhe kurde që mbështesin Malikin mund të kenë vota të mjaftueshme për të miratuar paktin, por për të fituar një konsensus të gjerë ata duhet të fitojnë partitë arabe sunite si dhe ato të vogla.
Sadristët kundërshtojnë çdo shtyrje të pranisë së ushtrisë amerikane dhe zhvilluan të premten një demonstratë masive kundër paktit, ku morën pjesë mijëra përkrahës.