Pirdeni prezanton projektligjin kundër korrupsionit: Shqipëria përafrohet me direktivën e BE dhe garanton mbrojtje të plotë për sinjalizuesit

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka prezantuar në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektligjin e ri “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.
Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se kjo nismë është pjesë e angazhimeve të qeverisë për forcimin e shtetit të së drejtës, intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe përmbushjen e detyrimeve që Shqipëria ka marrë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.
Projektligji, sipas saj, sjell një qasje të përditësuar dhe gjithëpërfshirëse ndaj institutit të sinjalizimit, duke adresuar mangësitë e ligjit aktual dhe duke ndërtuar një arkitekturë të re ligjore të harmonizuar me direktivën e BE-së.
“Ky projektligj vjen si një qasje e re, e përditësuar dhe gjithëpërfshirëse ndaj institutit të sinjalizimit, duke adresuar mangësitë e konstatuara gjatë zbatimit të ligjit aktual,” tha Pirdeni.
Në qendër të ligjit qëndron mbrojtja e sinjalizuesit, i cili nuk duhet të mbetet i vetëm përballë sistemit, por të ketë garanci ligjore se raportimi i tij do të trajtohet me seriozitet dhe profesionalizëm, pa pasoja të padrejta në jetën profesionale apo personale.
“Pr/ligji synon ta përafrojë Shqipërinë me standardet më të larta të mbrojtjes së sinjalizuesve,” theksoi ministrja.
Projektligji parashikon tre mekanizma sinjalizimi: të brendshëm, përmes njësive të ngritura në autoritetet publike dhe private; të jashtëm, pranë autoritetit kompetent ILDKPKI; si dhe publik, përmes mediave ose platformave të tjera, pasi janë ezauruar format e tjera.
Një risi e rëndësishme është ulja e pragut të punonjësve për ngritjen e njësive përgjegjëse nga 80 në 50 për institucionet publike dhe nga 100 në 50 për subjektet private, duke zgjeruar ndjeshëm fushën e zbatimit.
“Pr/ligji vendos detyrime të qarta për institucionet publike dhe subjektet private, duke përcaktuar procedurat për sinjalizimin, shqyrtimin dhe trajtimin e rasteve, si dhe mekanizmat mbrojtës kundër veprimeve hakmarrëse”
Ligji i ri garanton konfidencialitetin e sinjalizuesit, mbrojtjen e burimit të informacionit, ndalimin e çdo forme hakmarrjeje dhe të drejtën për ndihmë juridike falas.
Ai liston qartë rastet e hakmarrjes, si largimi nga puna, pezullimi, transferimi, ulja në detyrë apo dëmtimi i reputacionit.
“Ky projektligj synon ta përafrojë Shqipërinë me standardet më të larta të mbrojtjes së sinjalizuesve,” u shpreh ministrja Pirdeni, duke nënvizuar se mbrojtja e individëve që raportojnë shkelje është themeli i kësaj nisme ligjore.
Në zemër të këtij ligji qëndron ideja se sinjalizuesi nuk duhet të jetë i vetëm përballë sistemit, por të ketë garanci ligjore se raportimi i tij do të trajtohet me seriozitet dhe profesionalizëm, pa pasoja të padrejta në jetën e tij profesionale dhe personale, si dhe ndaj personave të lidhur me të”, tha Pirdeni.
Ajo bëri të ditur se projektligji parashikon ngritjen e tre mekanizmave të sinjalizimit: sinjalizimin e brendshëm, sinjalizimin e jashtëm dhe sinjalizimin publik.
“Sinjalizimi i brendshëm realizohet përmes njësive përgjegjëse të ngritura në autoritetet publike dhe private, brenda mjedisit të punës ku individi ka ose ka pasur një marrëdhënie pune”, sqaroi ministrja.
/rtsh.al/