E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirgu magjeps Verter sukses ne TKOB

Nuk ishte një shfaqje me dekor e skenografi madhështore, por të tillë e bëri vokali i Saimir Pirgut dhe Vikena Kamenicës operën “Verter” e cila u realizua të mërkurën në sallën e Operas dhe Baletit. 

Në skenë u ngjitën vetëm katër këngërtarë lirikë ku peshën kryesore e mbajti padyshim Pirgu në rolin e djaloshit Verter dhe Kamenica në rolin e Sharlotës. Duartrokitjet ishin të vazhdueshme dhe publiku shpesh kishte padurimin të duartrokiste edhe aty ku nuk duhej, duke detyruar tenorin 29-vjeçar të kërkonte me gjeste të ndalonin duartorkitjet.

“Hera e parë, emocione të mëdha. Jam shumë i emocionuar. Vështirësitë ishin të shumta por doli bukur, edhe publiku, siç u pa, doli i gëzuar. Shpresoj që kjo premierë të përsëritet prapë në Shqipëri. Mendoj se është një vepër e bukur për t’i mbetur repertorit të operas”- tha tenori Saimir Pirgu.

“Më ka dhënë një emocion që rrallë herë e ndjen ndaj partnerëve meshkuj, kështu që me Saimirin kisha atë që vërtet doja të kisha, kaq pasionante dhe emocionante. Shkoi mirë. Kishte emocion. Jam e kënaqur për veten, për kolegët. Kishte shumë emocion. Tani dua të qaj”- tha mexosopranoja, Vikena Kamenica.

Tenori dhe mexosopranoja arritën një deputim dinjitoz edhe pse shpesh rolet kishin vështirësi të lartë vokale. Opera “Verter” e kompozuar nga Zhyl Masnet e bazuar në novelën e Gëtes “Vuajtjet e Djaloshit Verter” përcolli ndjenjat e forta, por të pamundura të poetit Verter ndaj Sharlotës. “Verter” premirë absolute në Tiranë me regji të Patrisia Panton, do të  vazhdojë të shfaqet edhe për tre netë.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›