E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 vjet histori suksesi Fondacioni gjerman NEHEMIA ne Pogradec

Saimir Rushiti prej dy viteve ka nisur te mesoje te luaje ne klarinete. E ka marre me shume pasion dhe deshiron qe te behet nje instrumentist i mire. Ai eshte njeri prej nxenesve te Shkolles Amaro Tan nje institucion edukues per femijet ne nevoje i ngritur nga Fondacioni NEHEMIA ne qytetin e Pogradecit. Ne kete shkolle kam qene qe nga klasa e pare dhe aty perfundova 9 vjecaren. Tani Fondacioni po me ndihmon qe te vazhdoj dhe shkollen e mesme per muzike ne qytetin e Korces.

Saimiri eshte njeri prej 110 femijeve qe ndjekin ose e kane perfunduar shkollen Amaro Tan te NEHEMIA-s. Ky nuk eshte institucioni i vetem arsimor i Fondacionit qe njihet nga Ministria e Arsimit. Ka dhe nje rrjet shkollash e kopshtesh si dhe Universitetin NEHEMIA. Fondacioni ka dy dekada qe zhvillon aktivitet ne Shqiperi. Fillimisht duke mbeshtetur ne ndihma humanitare dhe tashme me projekte zhvilluese ne fushen e arsimit punen sociale dhe zhvillimin e komunitetit.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje studente e Universitetit NEHEMIA

Nga dhenia e guximit tek vizioni per te ardhmen

Drejtori i Pergjithshem i Fondacionit Arnold Geiger e thote me krenari se historia 20 vjecare e NEHEMIA-s ne Shqiperi eshte historia e jetes se tij. Ai ishte vete ne vitin 1991 kur mberiti ne vendin qe sapo ndahej nga diktatura gati gjysem shekullore per te nisur proceset demokratike dhe integrimin europian. Duke e ndare ne disa etapa kontributin e NEHEMIA-s ne Shqiperi ai thote se ne fillim te viteve 90 u ofrua guximi dhe bujaria ne vitin e trazuar 1997 u dha shprese dhe besim ne krizen e Kosoves dha perkrahje dhe zemergjeresi nderkohe qe aktualisht shfaq qendrueshmeri dhe vizion per me tej. Ka nje rritje ne Shqiperi. Kjo eshte vertet shume e dukshme. Une udhetoj kudo dhe kam pare se njerezit kane angazhim dhe objektiva thote Geiger per DW duke vecuar bashkepunimin e ngushte me pushtetin lokal ne Pogradec gjate dy dekadave te fundit.

Pse e duan maturantet NEHEMIA-n

Ymer Duka eshte bashkepunetor i Fondacionit NEHEMIA per rrethin e Durresit. Ai eshte afruar me kete organizate qe ne vitin 1995. Ai kujton angazhimin e jashtezakonshem ne kohen e krizes se Kosoves ne vitin 1999 kur bashke me miq te tij ne Fondacion moren nen kujdes rreth 120 vete per ti trajtuar ata me ngrenie fjetje ndihme psikologjike zhvillimin e aktviteteve argetuese etj - thote Ymer Duka per DW. Kemi patur nje qender pritjeje ne Shijak. Ishte nje magazine e vjeter buke dhe aty kemi ngritur mencen dhe ambientet ndihmese per ata qe u sistemuan aty ne menyre qe ata te ndihen mire.

Kurse Greta Muco eshte maturante ne shkollen e mesme NEHEMIA dhe shpreh deshiren qe te vazhdoje ashtu si e motra Universitetin qe eshte po strukture e Fondacionit. Me pelqen se eshte ne degen ekonomike se eshte dual d.m.th. edhe teorik edhe praktik dhe se leksionet e seminaret behen ne gjuhen angleze dhe me profesore te huaj thote Greta per DW-ne.

Per zevendesambasadorin e Republikes Federale te Gjermanise ne Shqiperi Jurij Aston ajo qe ka ndodhur me NEHEMIA-n ne Pogradec eshte nje tregues se projektet e medha mund te behen edhe jashte kryeqytetit. E them me bindje se ky Fondacion eshte pjese e historise se ketij qyteti nje qytet qe ka marre dhe mjaft mbeshtetje me projekte konkrete nga Gjermania si per sistemin e ujesjelles kanalizimeve apo per mbrojten ekologjike te Liqenit - shprehet Aston.

Autor Arben Muka

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›