Dajc Te emigruarit investojne per permiresimin e jeteses ne fshatin e tyre

E shtrire buze lumit Buna rreth 20 km ne afersi te qytetit te Shkodres komuna e Dajcit e njohur si nje nder zonat me te izoluara gjate regjimit monist per shkak te afersise me kufirin me ish-Jugosllavine sot mbart nivelin me te larte te emigracionit ne shkalle vendi. Braktisja masive e kesaj zone kryesisht nga moshat e reja nisi qe ne fillim te viteve 90-te dhe vazhdoi pa nderprerje e nxitur nga papunesia kushtet e veshtira te jeteses dhe mungesa e perspektives. Sipas nenkryetarit te kesaj komune Endrin Gjeka gati gjysma e te rinjve kane emigruar dhe pjesa me e madhe e tyre gjendet ne Pistoja te Italise ku kane krijuar nje komunitet qe mban lidhje te forta me vendlindjen Me teper se gjithcka ne kete zone ka emigracion. Kontributi i tyre eshte puna neper rruge dhe gjithcka qe eshte ndertuar ketu eshte si rezultat i investimit te tyre.
Deshira per tu rikthyer mbetet
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shume do te ktheheshin nje dite
Emigrantet ne fshatrat e Dajcit kane ndertuar nje numer te madh vilash disa kateshe nderkohe qe here pas here ne bashkepunim edhe me komunen mbledhin fonde per te permiresuar infrastrukturen e fshatrave te tyre. Shume nga keto thone se investojne ne vendlindje pasi deshirojne qe nje dite te rikthehen Ne vazhdojme me kene ne kontakt me komunen. Me fondet e tona kemi shtruar rruget kemi bere pastrimin e mbeturinave dhe shume pune te tjera ne sherbim te fshatit.
Si emigrante ne kemi kontribuar dhe vazhdojme te kontribojme ne permiresimin e infrastruktures rrugore te fshatit Dajc.
Jam emigrant qe rri ne Itali me gjithje familje dhe po shoh shume ndryshime ne komunen e Dajcit nga investimet tona. Kemi deshire qe te kthehemi perseri ne vendlindje pasi shohim se ka mjaft ndryshime.
Emigracion burimi kryesor i jeteses per gati 40 te familjeve fshatare
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Midis se vjetres dhe te rese
Duke terhequr mendimin e emigranteve dhe te komunitetit te zones komuna e Dajcit ne bashkepunim me Intercoorparation nje program ky qe vepron ne 8 njesi vendore te qarkut te Shkodres ka ngritur nje qender informimi ne kete zone. Kjo qender pritet tu krijoje lehtesi emigranteve qe ne rruge elektronike te marrin te gjithe informacionin e nevojshem qe gjendet prane komunes gje qe do te forcoje lidhjet e emigranteve me vendlindjen thote Liza Prendi perfaqesuesja e ketij programi ne komunen e Dajcit Kjo zyre u ndertua si rezultat i nevojes se sherbimeve ndaj qytetareve por ne vecanti do ti vleje emigranteve duke i ofruar atyre cfaredo nevoje qe ato kane .
Sipas nje studimi te realizuar me mbeshtetjen e programit te zhvillimit te Kombeve te Bashkuara UNDP rreth 40 e familjejeve ne zonen rurale te qarkut te Shkodres kane te pakten nje pjesetar te tyre ne emigracion te perhershem ose sezonal. Te ardhurat nga ky emigracion mbeten burimi kryesor i jeteses per shumicen e familjeve fshatare 80 e te cileve trajtohen me ndihme ekonomike.
Autor Leka Plani
Redaktoi Angjelina Verbica