E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmoset Nishani. Dekreti i Topit i kalon parlamentit

Presidenti Topi ka dekretuar emerimin e Bujar Nishanin si ministër të Brendshëm. Kreu i shtetit i ka përcjellë kuvendit tre dekrete për miratim në seancë. Një për shkarkimin e Bujar Nishanit nga detyra e ministrit të Drejtësisë, një për shkarkimin e Lulzim Bashes nga posti i ministrit të Brendshëm dhe rikthimin e Nishanit në vend të tij.

Kryeministri i propozoi një ditë më parë presidentit ndryshimet në qeveri. Nishani rikthehet në krye të dikasterit të Brendshëm pas dy vitesh si ministër drejtësie, ndërkohë që mbetet ende bosh vendi i ministrit të Kulturës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›