E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pirja e dy ose më shumë filxhanëve kafe mund të dyfishojë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës

Pirja e dy ose më shumë filxhanëve kafe në ditë mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës tek disa pacientë, sugjeron një studim.

Studiuesit japonezë zbuluan se njerëzit, presioni i gjakut i të cilëve ishte mbi 160/100 mmHg  i konsideruar jashtëzakonisht i lartë kishin dy herë më shumë gjasa të vdisnin nga një problem kardiak në krahasim me njerëzit me nivele më të ulëta.

Është interesante se rreziku i rritur nuk zbatohej për njerëzit me presion të lartë të gjakut që nuk konsiderohej i rëndë.

Nëse kafja është apo jo e mirë për shëndetin, është debatuar prej kohësh nga shkencëtarët. Studimet e mëparshme kanë zbuluar se filxhanët e shumtë të kafesë çdo ditë mund të  zvogëlojnë vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet , ndërsa të tjerët e kanë lidhur pijen me kancerin .

Është ende e paqartë nëse pirja e vazhdueshme e kafesë mund të shkaktojë rritje afatgjatë të presionit të gjakut, kolesterolit ose efekte të tjera të dëmshme për zemrën.

Ka edhe faktorë të jashtëm në lojë me pirjen e kafesë që mund të turbullojnë këto lloj studimesh, si sasia e sheqerit ose qumështit që një person fut në pijen e tij.

Studiuesit, të cilët publikuan gjetjet e tyre në Journal of the American Heart Association, vlerësuan se pirja e kafesë dhe çajit jeshil çdo ditë mund të ndikojë në shëndetin e zemrës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›