E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirker: Tërheqja e KFOR-it nga Kosova, pas pesë vjetësh

Deputeti i Partisë Popullore të Austrisë në Parlamentin Evropian, Hubert Pirker konsideron se për pesë vjet është e mundshme tërheqja e plotë e forcave paqeruajtëse ndërkombëtare - KFOR nga Kosova.Pirker i ka deklaruar agjencisë austriake të lajmeve APA se reduktimi përgjysmë i ushtarëve të KFOR-it do të bëhet vitin e ardhshëm. Sipas mendimit të tij, me gjithë gjendjen e rëndë ekonomike, situata në Kosovë mund të vlerësohet stabile, por ka theksuar se papunësia e lartë prej 70 për qind është dramatike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›