E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austri, Fritzl pranon të gjitha akuzat

Josef Fritzl, i njohur ndryshe si "monstra e Amstetetn-it" më në fund ka pranuar të gjitha akuzat me të cilat po përballet ne procesin gjygjësor kundër tij dhe që po zhvillohet ne Shën Poelten. Edhe me pare ai kishte pranuar disa prej tyre, por jo atë për vrasjen e njërit prej fëmijëve të tij, gjë të cilën e pranoi së fundmi. Fritzl kishte pranuar akuzën për përdhunim, incest, privim të lirisë dhe dhunë ndaj vajzës së tij Elisabeth. Pranimi nga ana e tij për vrasje me paramendim, i hap rrugë dënimit të tij me burgim të përjetshëm. Ky krim ka të bëjë me vdekjen e njërit prej fëmijëve i cili kishte lindur me probleme të rënda të aparatit të frymëmarrjes. Fritzl refuzoi asokohe që ta çonte foshnjën në spital dhe ai vdiq, ndërsa besohet se ai ka djegur foshnjen në furrë. Pranimi i akuzave nga "Monstra e Amstetenit", erdhi në ditën e tretë të procesit gjygjësor kundër tij. Gjykimi i tij nisi në në Austri, në vëzhgimin masiv dhe praninë e madhe të mediave ndërkombëtare. Babai që kreu incest, Joseph Fritzler është një inxhinier me profesion dhe aktualisht 73 vjeçar. Ai është përballur me 11 akuza, ndër të cilat, vrasje, privim të lirisë së tjetrit, abuzim dhe nënshtrim", pasi për 24 vjet mbylli dhe e mbajti si të burgosur vajzën e tij Elizabeth. Ai abuzoi me të seksualisht dhe për më tepër solli në jetë nga kjo marëdhënie incesti, 8 fëmije, njëri ndër të cilët vdiq menjeherë pas lindjes. Mediat e huaja njoftojnë se bashkëshortja e "mostres" ka kërkuar divorcin prej tij. Procesi, i cili do të zgjasë të paktën 5 ditë, zhvillohet në Shën Poelten, kryeqyteti i Saksonisë së ulët, rreth 80 km në perëndim të Vjenës . Amstetten, është një qytezë e vogël me rreth 23 mije banorë. Në ditën e dytë të procesit janë dëgjuar edhe dëshmitë e Elisabet, vajzës se dhunuar, aktualisht 42 vjeçare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›