E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO,mbështetje financiare për FSK-në

Zëvendëskomandanti i NATO-s për Evropë, gjenerali John McColl ka vlerësuar progresin e arritur në përgatitjet për ngritjen e kapaciteteve fillestare të FSK-së, dhe njëkohësisht rikonfirmoi përkrahjen e NATO-s në procesin e mbështetjes për kapacitetet e ardhshme për Ministrinë e Forcës së Sigurisë dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës. McColl të mërkurën ka takuar ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota dhe komandantin e FSK-së gjeneral lejtënant Sylejman Selimin, si dhe ka vizituar Qendrën e Trajnimit në Vushtrri. Gjenerali McColl me këtë rast ka siguruar ministrin Mujota se NATO-ja do të shtojë aktivitetet rreth sigurimit të fondeve shtesë për "Fondin e Mirëbesimit të NATO-s për ngritjen e FSK-së", fonde këto të nevojshme që kanë të bëjnë me infrastrukturën, pajisjet dhe trajnimet për FSK-në. Ministri Mujota dhe komandanti i FSK-së ndërkaq, e siguruan gjeneralin McColl se MFSK dhe FSK do të punojë në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Nga ky takim doli vlerësimi se kjo periudhë kohore e funksionimit të Ministrisë me gjithë kapacitetet e kufizuara, ka shënuar progres të konsiderueshëm, falë punës dhe angazhimeve të përbashkëta me KFOR-in dhe me ekipet mbështetëse të NATO-s, thuhet në një komunikatë të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të MFSK-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›