Rama miting në Gjirokastër, prezanton kandidatët për deputetë
Turi elektoral i Partisë Socialiste është zhvendosur në qyetin e Gjirokastrës, aty ku në një miting me simpatizantë dhe mbështetës socialistë, kjo parti prezantoi edhe kandidatët e saj për deputetë.
Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve, Edi Rama duke vlerësuar pjesëmarrjen e gjirokastritëve në këtë shesh, ka shprehur mirënjohjen e tij të madhe.
“Mirënjohje për të gjithë ju që keni mbushur këtë shesh sot. Po ta shikoja në foto këtë pamje do të thosha se ishte fotomontazh. Por e gjithë kjo është kaq reale dhe unë u them se ne do të jemi këtu pas 23 Qershorit që të bëjmë të mundur realizimin e ëndrrës që ka bërë të munduar këtë pjesëmarrje. Kush bashkohet në rrugën tonë deri në 23 Qershor nuk do të pendohet, por do të jetë krenar që votoi numrin e bekuar 29. Në 29 Nëntor Shqipëria u çlirua nga pushtuesit e huaj kurse në 23 qershor do të çlirohet nga pushteti i një familjeje, nga pushteti i korrupsionit, u shpreh Rama.
Vijon….