E Diel, 1 Nëntor 2026

Pirlo: Të arrijmë finalen, Gjermania na ka frikë

KIEV- Andrea Pirlo është njeriu deciziv i Italisë në këtë Europian, por mesfushori i Juventusit është i vetëdijshëm se nuk ka shumë shanse për “Topin e Artë”. “Mendoj se me Mesin e Ronaldon është e pamundur ta fitosh”, thotë ai.

Pirlo tregon se penalltia në stilin “garuzhde” ndaj Anglisë, u dedikohet të gjithë italianëve. E megjithatë, ai kërkon që Italia të mos ndalet këtu. “Duhet të provojmë sërish. Jemi për finale. Gjermania ka frikë nga ne dhe ne jemi këtu për të fituar Europianin. 

Duke parë precedentët, them se ata kanë frikë mos ndodh si në vitin 2006. Gjermanët janë të fortë në çdo repart, kështu që do të jetë një ndeshje e bukur. Duhet të luajmë si me Anglinë, ndonëse Gjermania është ndryshe dhe të krijon probleme”, shprehet lojtari italian.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›