Piro Lutaj: Nishani dhe Gjunkshi të prononcohen për skandalin e SHQUP-it
Deputeti socialist, Piro Lutaj, i kërkon presidentit Bujar Nishani dhe shefit të shtabit, Xhemal Gjunkshi që të prononcohen në lidhje me skandalin e kalimit të SHQUP në pronësi të Partisë Demokratike.
Lidhur me aktin e turpshëm të qeverisë në ikje të Sali Berishës, për shndërrimin e QKU (Qendra Kulturore e Ushtrisë) në seli të PD, po ju bëj me dije se:
Ligji nr.8671, datë 26.10.200 Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit dhe Drejtimit Strategjik të FA në RSH, kreu 7, neni 31, i cili autorizon vetëm Shefin e Shtabit të Përgjithshëm që të paraqesë përpara Ministrisë së Mbrojtjes strukturën, numrin dhe organikën e Forcave të Armatosura.
Nëse SHSHP nuk di gjë për heqjen nga struktura e FA të një elementi të veçantë siç është QKU, atëherë ai duhet të prononcohet publikisht, duke kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes personin që i ka marrë kompetencat dhe ka firmosur këtë dokument.
Po kështu, edhe Presidenti i Republikës, si Komandat i Përgjithshëm i FA dhe autoriteti i vetëm që miraton planin e përhapjes së FA, ku përfshihet edhe QKU, duhet të prononcohet publikisht nëse ka dijeni ose jo, për çështjen në fjalë.
Nëse as SHSHP dhe as Presidenti i Republikës nuk kanë dijeni për këtë gjë, ky është një tjetër rast që Ministri i Mbrojtjes anashkalon kompetencat e Presidentit. Le të presim prononcimin e tyre! shkruan Lutaj në FB./ep