Punonjësit e ARMO-s: Duam paratë! (dhe një akuzë tronditëse: mijëra ton mbetje kimike janë hedhur në lumë)
1500 punonjësit e kompanisë ARMO kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë paratë që u janë mohuar gjatë kohës që kompania kaloi në duart e Rezart Taçit.
Në deklaratën e tyre, ata thonë se kërkojnë shlyerjen e pagave të rreth shtatë muajve të fundit.
Po ashtu ata thonë se nuk kanë marrë pagat e fundvitit për katër vitet e fundit.
Në deklaratë thuhet se nuk u janë dhënë paratë e rrobave për 4 vjet.
Ata akuzojnë se u janë mbajtur me të padrejtë 72 mijë lekë si tatim për ushqimin.
Punonjësit thonë se u është shkurtuar leja e zakonshme dhe akuzojnë se kompania është keqpërdorur.
Mes akuzave të forta që lëshojnë punëtorët është ajo se mbi 3 mijë metër kub mbetje kimike janë hedhur në lumin Gjanicë, çka përbën vepër penale.
Sasia e kimikateve është hedhur përgjatë viteve 2011- 2012./ep