E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria leshon urdher-arrestet per te pandehurit e Gerdecit

Prokuroria e Tiranës, firmos urdhër-arrestet për 15 të dënuarit e vetëm të tragjedisë së Gërdecit. Këto urdhëra tashmë janë firmosur nga prokurori Petrit Fusha dhe janë dorëzuar në Drejtorin e Policisë së kryeqytetit. Këta të fundit, pritet që gjatë orëve në vazhdim të bëjnë arrestimet e tyre. Këto arrestime vijnë vetëm 24 orë pas vendimit të formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Apelit. Sipas vendimit të 15 të pandehurit janë dënuar në total me 64 vjet heqje lirie. Ndërsa janë shpall të pafajshëm 7 të pandehur dhe 6 të tjerë janë dënuar me kusht. Tragjedia e Gërdecit, ka ndodhur më 15 mars 2008 ku u vranë 26 persona dhe mbi 300 te tjerë janë plagosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›