E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pitella: Shqipëria s’ka plotësuar standardet e BE-së

I ndodhur në Vlorë në takime private, ku ishin të pranishëm edhe deputetë socialist nga Shqipëria, Pitella, tha se kriteret politike në Shqipëri nuk janë plotësuar, pasi kritere edhe për anëtarësim në BE.

“Ne, kemi kriteret e Kopenhagenit që, janë rregulla, të cilat i përkasin ekonomisë, ligjit për ambientin e drejtësinë. çdo kandidat në Bashkimin Evropian mund të hyjë kur të arrijë standardet, por Shqipëria është larg standardeve ende”, thotë ai.

Duke folur për ngërçin politik, zv/kryetari i PE-së, shprehet se duhet të bëhet transparenca e zgjedhjeve. “Shumë eksponentë politikë kanë dhënë mesazhe për politikën, kemi dhënë mesazhe të forta. Edhe sot unë thashë që rruga e Shqipërisë për në BE është që të bëhet qartësim për çfarë ka ndodhur me votat e kontestuara prej socialistëve dhe të bëhet e mundur që këto gjëra mos të ndodhin në fushatën e ardhshme, pasi është një lojë që lojtarët duhet ta luajnë në mënyrë të barabartë. Zgjedhjet duhet t’i fitojë ai që i meriton. Këtu nuk është në lojë fati i Edi Ramës apo Berishës, por i hyrjes në Bashkimin Evropian”, shprehet më tej, Pitella.

Gianni Pitella është një nga mbështetësit kryesor të kreut socialist Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›