E Diel, 1 Nëntor 2026

Pitella: Të zbutet klima politike, transparencë e zgjedhjeve

Integrimi në BE, nevoja për liberalizmin e vizave, kriza ekonomike kërkon zbutjen e klimës politike në Shqipëri. Kjo ka qenë deklarata e zëvendëspresidentit të PE-së, Giovani Pitella në takimin me kreun e PS-së, Rama.
Por, duke iu referuar çështjes së zgjedhjeve, Pitella tha se duhet bërë transparencë, ndaj duhet gjetur edhe një ekuilibër për zbutje të klimës politike. "Duhet bërë transparencë e zgjedhjeve. Nuk vihet në diskutim rezultati i zgjedhjeve të shkuara. është kërkesë e ligjshme që të sigurohet në të ardhmen transparenca për të kuptuar se kush është fituesi. Një klasë politike intligjente që shikon nga Evropa duhet të gjejë një ekuilibër nga kërkesa për transparencë dhe kërkesa për zbutje të klimës politike", tha ai.
Zëvendëspresidenti i PE-së hodhi poshtë çdo ide për bojkot të Kuvendit nga opozita duke theksuar se debati bëhet në Parlament. Ai vlerësoi pozitivisht propozimet e PS-së në Kuvend dhe tha se pas këtyre kundështive mund të lindë një proces që të garantojë transparencën e zgjedhjeve.
Ai theksoi se kriza ekonomike mund të godasë edhe më rëndë Shqipërinë. "Stuhia e krizës nuk ka kalaur. Ndaj duhet të jemi të përgatuar për krizën ekonomike e sociale", tha ai.

Nga ana e tij, kryesocialisti Rama tha se kriza në Shqipëri është rënduar. "Pas takimit me Pitellën, morëm mbështetjen për liberalizmimin e vizave. Ne shkëmbyen edhe pikëpamjet për krizën, për faktin se kriza është rënduar në vend që të zgjidhej. Kjo krizë po ndikon në mbarëvajtjen jo vetëm të punëve të vendit, por edhe të integrimit të Shqipërisë në BE", tha Rama.

Kreu i PS-së, pohoi se socialistët nuk kërkojnë ndryshim të rezultatit, por transparencë. "Ndaj ne kemi ftuar shqiptarët në protestë. Protesta ka filluar. Ky muaj do jetë një muaj protestash që nuk do vlerësohen nga numri i pjesëmarrësve, por nga përfshirja e qytetarëve në ngritjen e çështjeve jetike që lidhen me atë që gjendet në kutitë e votimit. Në 30 prill ne do bëjmë protestën e madhe qytetare, ku protestohet edhe për krizën ekonomike", theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›