Durrës, zhduket 16-vjeçari Devis Dama

Një 16 - vjeçari i larguar nga banesa që ditën e martë rreth orës 19:00, kërkohet nga familja nëpërmjet Radiotelevizionit Ora News, i cili i drejton një apel të gjithë shikuesve dhe dëgjuesve të japin informacion. 16-vjeçari Devis Dama, nga fshati Rrotull i zonës së Ishmit në Durrës, është larguar nga banesa e tij të martën pasdite dhe që nga ky moment nuk është kthyer më në shtëpi, si dhe nuk ka kontaktuar me familjarët e tij. 16-vjeçari është ky që ju po shihni në ekran me anë të kësaj fotoje. Sipas familjarëve, në momentin e largimit Devis Dama kishte të veshur një pulovër me zinxhir në ngjyrë portokalli në të zezë, pantallona xhins në ngjyrë blu e errët, si dhe atlete të bardha. Familja Dama lutet që kushdo që ka informacion për 16-vjeçarin të kontaktojë në këtë numër telefoni: 0685063586, e përsërisimi: 0685063586. Mësohet se edhe policia e Durrësit gjithashtu ka nisur kërkimet pas denoncimit për humbjen e 16-vjeçarit të bërë nga familjarët e tij.