E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria nxjerr ne shitje Bursen e Tiranes

Privatizimi do te shihet si nje nga format themelore per aktivizimin e Burses se Tiranes. Sipas nje projekti qe ka Ministria e Ekonomise per kete qellim, eshte perzgjedhur edhe nje skeme e caktuar per te bere efektive bursen e pare shqiptare. Keshtu nje investitor strategjik, ose nje burse evropiane qe do te marre paketen kontrolluese te Burses se Tiranes, por gjithashtu i eshte lene hapesire dhe sistemit bankar shqiptar, rreth 20-30 per qind te paketes, qe ata te jene dhe bashkepronare dhe bashkefinancues. Bota e zhvilluar ka me shume se 13 shekuj qe perdor tregun e kapitaleve (bursen), per financimin e sipermarrjeve, ndersa ambienti ekonomik vendas ende ka te paqarta konceptet rreth kesaj linje te tregut financiar. Miliona aksione po shiten ne tregun e zi te kapitaleve, nderkohe i vetmi institucion ligjor qe ka lejen per te tregtuar kapitalet, Bursa e Tiranes nuk po mund t'i kanalizoje keto transaksione ne rruge ligjore. Arsyet e mosrealizimit te nje tregu aksionesh ku kompanite te mund te financohen duke shitur kapitalet e tyre, lidhen me se shumti me mungesen e vullnetit politik te qeverive dhe mosinformimit te biznesit, per sherbimet qe ofron tregu i kapitaleve. Nderkohe qe ashtu si ne cdo sektor, vendet e rajonit jane shume me para edhe ne drejtim te tregut te aksioneve. Maqedonia fqinje ka burse dhe realizon nje volum te konsiderueshem shitjesh, me plot 60 kompani te listuara. Treg aktiv kapitalesh ka edhe Serbia dhe Mali i Zi. Ne vendet me te zhvilluar bursat jane krijuar qe ne shekullin e XVIII , ndersa Shqiperia vazhdon te jete nje histori krejt tjeter, i vetmi vend ne Evrope pa nje burse aktive. Ne fakt bursa si institucion dhe e plotesuar nga ana ligjore ekziston, por nuk i ushtron funksionet e veta. Bursa e Tiranes (TSE) eshte e para burse e krijuar ne Shqiperi. Ajo eshte krijuar fillimisht si departament i Bankes se Shqiperise, me qellimin per ta shkeputur ate pas nje periudhe tranzitore disavjecare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›