E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN: Nuk ka ndihma për Greqinë, nëse ajo nuk e kërkon



Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk do t'i japë asnjë hua Greqisë nëse ajo nuk e kërkon një gjë të tillë. Lajmi u bë i ditur nga kreu i FMN, Dominique Strauss Khan.
Sipas Khan, FMN ka kushtet e saj për ndihmën ndaj Greqisë, megjithëse asnjë plan nuk do të përgatitet përpara se Greqia të shtrijë dorën drejt institucionit që drejtohet nga ai.
Këto deklarata Strauss Khan i dha për gazetën e njohur ekonomike 'Finanical Times' në kohën kur ai ndodhej në Bukuresht. Sipas Strauss Khan, vetëm kur Greqia të jetë në vështirësi serioze, atëherë do të përfitojë ndihmën e koordinuar nga partnerët e saj evropianë dhe asistencën nga FMN.
Megjithatë, Khan ka sqaruar se nuk mendon se në fund do ketë nevojë për ndihmë nga FMN, sepse ai beson se mekanizmat e BE-së do funksionojnë. Por, nëse do të duhej që FMN të ndërhyjë, atëherë Greqia duhet të përmbushë disa kushte për huanë që do t'i jepet.
Kreu i FMN nuk dha detaje rreth kushteve të insititucionit ekonomik, por theksoi se vetëm Greqia, e jo BE, mund të kërkojë zyrtarisht fonde nga FMN, ngaqë është anëtare e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›