Berisha, fundori i parë i Polonisë

Prishtinë, 16 gusht - Basketbollisti kosovar Dardan Berisha është paraqitur në pesëshen e parë të Përfaqësueses së Polonisë që mposhti Belgjikën me rezultat të thellë, 93:73. Ndeshja u luajt të shtunën mbrëma në Lodz të Polonisë dhe u takonte eliminatoreve për Eurobasket 2011. Për 21-vjeçarin Berisha kjo ishte hera e parë që u paraqit në pesëshen e parë të Përfaqësueses A të Polonisë. Berisha luajti në pozitën e fundorit (2). Për 29 minuta sa qëndroi në parket, Berisha shënoi shtatë pikë. Pati edhe katër asistime, një kërcim, një top të rrëmbyer e një të humbur. Qëlloi një nga tri tentimet për tri pikë, ndërsa për dy pikë ishte i saktë në dy tentimet që kishte.
"Paraqitja në pesëshen e parë të Polonisë është sukses shumë i madh për mua. Unë nuk kam pritur që të jem as në dymbëdhjetëshe, e lëre më në pesëshen e parë. Por, puna e madhe që kam bërë në stërvitje është duke u shpaguar. Trajneri po ka besim në mua. Aktivizimi në pesëshën e parë në ndeshjen e fundit e tregon këtë. Për të më bërë vend në pesëshën e parë, trajneri Igor Griszczuk ka zhvendosur amerikanin Thomas Kelati nga pozita dy ku luan zakonisht në pozitën tre", ka thënë Berisha të dielën për gazetën. "Edhe pse nuk kam shënuar shumë pikë, kundër Belgjikës kam pasur paraqitje të mirë. Për këtë edhe kam luajtur 29 minuta që për mua si debutues është statistikë shumë e mirë. Në përgjithësi kam luajtur mirë deri më tani në eliminatore. Besoj që edhe në ndeshjet e ardhshme të paraqitem në pesëshen e parë".
Dardan Berisha ka luajtur në të gjitha katër ndeshjet e deritashme eliminatore të Polonisë. Këto edhe ishin ndeshjet e para zyrtare në fanellën e Polonisë për basketbollistin pejan. Në katër ndeshjet e deritashme ka luajtur me mesatare prej 6,8 pikësh. Në parket ka qëndruar mesatarisht nga 19 minuta.
Me fitore kundër Belgjikës, Polonia është kthyer në garë për të siguruar kualifikimin direkt në kampionatin evropian që vitin e ardhshëm mbahet në Lituani. Për Belgjikën kjo ishte humbja e parë në këto kualifikime. Polonia është e treta në grupin C me dy fitore e dy humbje. Në evropian direkt kualifikohen fituesit e tri grupeve dhe dy përfaqësueset me bilancin më të mirë të renditura në pozitën e dytë. Një vend plotësohet përmes barazhit.
"Fitorja kundër Belgjikës është shumë e rëndësishme. Në kthen në lojë për kualifikim. Na pret punë e vështirë, por kemi gjasa që të sigurojmë kualifikimin. Deri në fundit të gushtit kur kryhen kualifikimet presim Gjeorgjinë dhe Bullgarinë, ndërsa i shkojmë Portugalisë dhe Belgjikës", ka shtuar Berisha.
Berisha (193 cm) më herët ka luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës dhe atë U-20 të Polonisë. Berisha karrierën e ka nisur në klubin Peja. Si junior ka luajtur edhe për Cibonën. Më pas sërish është kthyer në Pejë. Në vitin 2007 ka luajtur për Caceresin në Spanjës, ndërsa në janar të vitit 2008 u transferua në Polonia 2011 që atëkohë garonte në kategorinë e dytë polake. Me Polonia 2011 u promovua në Superligë, ndërsa në qershor ka firmosur me klubin e njohur polak, Anwil Wloclawek. Në Anwil trajner ka përzgjedhësin e Polonisë dhe pret që të luajë në pesëshen e parë.