E Diel, 1 Nëntor 2026

Pitt e Jolie, jo dhurata te shtrenjta per festa

Edhe pse jane ne krye te listes se yjeve me te paguar te Hollywood, Brad Pitt dhe Angelina Jolie nuk kane ndermend te shpenzojne shume me dhuratat e festave. 

Vete Pitt ka deklaruar se nuk jane nga ato cifte qe harxhojne para pa fund dhe se preferojne dhuratat e bera vete, ne vend te atyre te shtrenjta.

"Ne shkembejme dhurata per festa, edhe pse nuk ndihemi nen presion per t’i bere te shtrenjta”, tha Pitt per revisten “Hello”.

Ai shtoi se femijet nuk kerkojne dhurata te medha, pasi nuk shohin shume filma vizatimore ne televizion, qe jane te mbushur me reklama mashtruese per lodra qe duken fantastike.

“Ne bejme dhurata, por shpenzimet jane ne minimum”, tha aktori.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›