Piu ilaçet e gjyshes, në koma 18-vjeçari
24/02/2009 Ajo kishte vdekur disa javë më parë. I riu nuk e përballoi dot
Mendohet se vuante dhe më parë nga çekuilibrimi mendor
DURRES- Ka pirë ilaçet që ka përdorë gjyshja e tij dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Arben P., i moshës 18 vjeç, i lindur dhe banues në lagjen numër 18 të qytetit të Durrësit një natë më parë ka vënë në gjendje të vështirë mjekët e Durrësit. I riu është dërguar nga familjarët në urgjencë dhe që aty me ndihmën e një autoambulance është përcjellë për në Tiranë. Grupi hetimor i policisë ka mësuar nga familjarët se 18-vjeçari kishte pirë medikamentet që përdorte plaka e shtëpisë. Kjo e fundit ka vdekur disa javë më parë, por djali duket se nuk e ka pasur të lehtë ta kalojë mungesën e gjyshes. Prindërit u kanë deklaruar oficerëve të policisë se djali i tyre, Arbeni, kishte shfaqur probleme deri edhe shqetësime nervore pas vdekjes së gjyshes. Një ditë më parë i riu ka hyrë në dhomën ku qëndronte gjyshja dhe pasi ka hapur komonë ka nxjerrë që andej ilaçet. Medikamentet ai i ka kapërcyer të gjitha në gojë dhe pak minuta më pas është shembur në tokë duke nisur edhe të bërtasë. Kjo ka vënë në lëvizje familjarët, të cilët e kanë dërguar në urgjencën e patologjisë. Plaka e shtëpisë përdorte medikamente për të kuruar tensionin, ulcerën dhe diabetin. Për shkak të prekjes nga shumë probleme shëndetësore ajo merrte shumë ilaçe, të cilat pas vdekjes kishin mbetur në komodinë. Askush nga familjarët nuk është kujtuar t’i hedhë në mbeturina ilaçet, të cilat janë gëlltitur një ditë më parë nga nipi. I riu 18-vjeçar gjendjet në Spitalin Ushtarak me pak shpresë, ndërsa nga hetimet paraprake mendohet se vetëhelmimi ka ardhur si pasojë e rëndimit të ngarkesës psikologjike të të riut. Mjekët dyshojnë se djali i helmuar duhet të ketë pasur edhe më parë probleme të ekuilibrit, të cilat kanë qëndruar të fshehura duke mos u dhënë mundësi prindërve të kërkojnë ndihmë për të.