Licencat, opozita kundër Rulit
24/02/2009 Kuvendi miraton
Kuvendi i Shqipërisë me 71 vota pro, 9 kundër dhe 20 abstenime ka miratuar projektligjin e qeverisë “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”. Opozita u deklarua kundër këtij projekti, duke e cilësuar atë të parakohshëm. “Me këtë ligj nuk bëni asgjë tjetër veçse rrezikoni më tej jetën e qytetarëve shqiptarë dhe sigurinë në vend. Ju jepni licenca pa kritere. Keni dhënë nja 10 licenca për çimenton dhe vetëm dy janë në punë. Madje dhe këto të dyja nuk janë firmosur nga ministri Ruli”, - tha socialisti Balla. I irrituar për këtë, ministri i Ekonomisë Genc Ruli e cilësoi kundërshtarin e tij politik servil ndaj shefit të tij. “Nuk do të dilja kurrë këtu për të bërë figurë, siç bën ky njeri, që ka inspirime perverse sa herë merr fjalën. Ai nuk e ka idenë për çfarë diskuton, por gjithmonë del aty ku del tiku i nervit të tij. Mund të duash të bësh figurë para shefit tënd, por sipas përvojës së këtij parlamenti nuk shkon shumë gjatë me të tilla taktika”, - tha Ruli. Kundër projektit u deklarua edhe deputeti tjetër i PS-së Pirro Lutaj. “Votoj kundër projektit, pasi t’u japësh licenca subjekteve që duan të bëjnë tregti armësh dhe mjetesh me përdorim të dyfishtë, është një hap i parakohshëm dhe mbi të gjitha rrezikon sigurinë e vendit”, - tha ai. Në bazë të këtij ligji Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL) do të japë 49 licenca brenda pak ditëve. Projekti njeh edhe miratimin në heshtje. Në rast se një subjekt paraqet të gjitha dokumentet që kërkon ligji për një licencë, por QKL-ja nuk ka dhënë një përgjigje brenda afatit, licenca quhet e miratuar automatikisht. Në thelb, ofrohen tre tipa procedurash në varësi të të dhënave dhe meritën e marrjes së një licence nga një subjekt. Po dje Kuvendi miratoi dhënin me koncesion të 1000 ha tokë për mbjelljen e ullinjve.