Pjerin Ndreu shpallet kryetar i PS-së për Tiranën

Pjerin Ndreu është shpallur kryetar i PS-së për degën e Tiranës. Anëtarët e Asamblesë së rrethit të Tiranës përmes votimit të fshehtë kanë zgjedhur mes dy kandidatëve, Pjerin Ndreu i cili ka marrë 116 vota përkundrjet rivalit të tij Bledar Doracaj i cili ka marrë vetëm 39 vota.
Votimet janë zhvilluar në Akademinë e Arteve dhe kryetari i ri, do të jetë automatikisht edhe anëtar i Asamblesë Kombëtare, ashtu si edhe kryetarët e rretheve të tjera.
Më herët në fjalën e tij, Pjerin Ndreu theksoi se synon për një bashkëpunim njerëzish që punojnë pa paragjykime.
"Ne duhet të gjejmë urat e takimit dhe jo të përçarjes sepse duhet të kthejmë në pushtet PS-në. PS ka nevojë për secilin prej nesh", theksoi Ndreu para anëtarëve të Asamblesë së rrethit të Tiranës.