Lenia pas e paragjykimeve Nga Ilir Meta*
Dhjete vjet pas Samitit te Zagrebit, ketij evenimenti te rendesishem, rajoni eshte ne paqe dhe me i stabilizuar se kurre. Pajtimi dhe rindertimi na kane cuar drejt nje rruge te pakthyeshme evropiane. Integrimin permes reformave te thella e kemi zgjedhur si prioritetin tone kombetar dhe te perbashket. Ky realitet i ri, eshte rezultati i pozicionit te qarte dhe te forte te vendeve anetare te BE-se ne mbeshtetje te zgjerimit. Kjo mbeshtetje ka qene e prekshme per disa vende ne rajon, duke siguruar nje bazament te forte per anetaresimin e ardhshem te vendit tim Shqiperise, dhe per te tere rajonin ne kete drejtim. Kur kjo te arrihet, Evropa do te jete me te vertete e plote dhe e lire.
Nga ana tjeter, ky proces dhe e ardhmja e tij nuk jane thjesht deshira. Eshte nje ndermarrje komplekse qe ka nevoje te perfundohet permes arritjes se standardeve te larta te ‘qeverisjes se mire’, zgjerimit te bashkepunimit rajonal, reformave te tregut dhe sociale, kufijve te sigurt dhe transparente, varesise se ndersjelle ekonomike dhe rruge te lira per shkembime intensive.
Dhjete vjet me pare ne flisnim me pak me njeri-tjetrin. Ishim me pak te integruar brenda rajonit. E njihnim me pak njeri-tjetrin dhe paragjykimet ishin te shumta. Rajoni sapo kishte dale nga lufterat dhe shkaterrimi disa vjecar.
Sot, ne nuk luftojme me kunder njeri-tjetrit, por beteja nuk ka perfunduar ende. Kjo eshte nje tjeter beteje. Eshte beteja kunder urrejtjes, ndarjeve etnike, prapambetjes, varferise, krimit te organizuar dhe korrupsionit, terrorizmit dhe sfidave globale. Dhe deshiroj ta theksoj kete fakt kyc. Ne sot po i luftojme se bashku, ne emer te aspiratave dhe integrimit evropian te kombeve tona.
Kjo eshte gjithashtu beteja per miqte tane ne Bosnje-Hercegovine. Neser, do te jem ne Srebrenice me kolegun tone Sven Alkalaj dhe me shume personalitete te tjera, per te perkujtuar 15-vjetorin e nje prej momenteve me te hidhura ne historine e rajonit tone: masakren tragjike te mijera qytetareve te pafajshem, nje akt barbar i frymezuar nga cmenduria e urrejtjes per ata qe jane ndryshe.
Sot Bosnje-Hercegovina po lufton per bashkimin e saj dhe per konsolidimin e institucioneve te saj kombetare. Ka themeluar nje ushtri te vetme dhe eshte anetare e Partneritetit per Paqe te NATO-s.
Ne 2 qershor, u mbajt Takimi i Nivelit te Larte per Ballkanin Perendimor ne Sarajeve, ku Bashkimi Evropian leshoi mesazhe te fuqishme angazhimi per udhen evropiane te rajonit tone. Heqja e vizave per Bosnje-Hercegovinen dhe Shqiperine brenda vitit, u garantua ne Sarajeve dhe se fundmi u konfirmua ne Bruksel, se bashku me tre vendet e tjera qe po perfitojne nga i njejti regjim qe prej dites se pare te ketij viti. E njejta gje vlen edhe per Kosoven, shtetin me te ri te rajonit tone dhe te Evropes. Drejtuesit e saj politike dhe populli, pavaresisht perkatesise etnike apo fetare, po luftojne ne menyre te vazhdueshme dhe me seriozitet per te eliminuar pasojat e se kaluares dhe per te ndertuar nje shtet per te tere. Gjykoj se njohja e metejshme e tij prej vendeve anetare te BE-se dhe perspektiva e qarte integruese, jane shume te rendesishme per stabilitetin e rajonit tone. Ne kete drejtim, me lejoni te ritheksoj rendesine e madhe dhe vizionin e qarte te Parlamentit Evropian, ne Rezoluten e fundit per Kosoven, e cila hap nje rruge te re dhe inkurajuese per kete vend te ri. Pajtimi mes shqiptareve dhe serbeve eshte kyc per te ardhmen e rajonit tone. Shqiperia u kushton rendesi te vecante marredhenieve tona me Serbine. Se fundmi kam vizituar Beogradin, ku rame dakord te bashkepunojme ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle, vecanerisht ne ato qe na sjellin me shpejt dhe me afer BE-se. Nenshkruam nje Marreveshje per bashkepunimin kunder krimit te organizuar, dhe te tjera jane ne proces. Kemi emeruar Ambasadore ne te dy kryeqytetet dhe po punojme ngushte ne spektrin rajonal. Rajoni eshte i etur per rimekembje ekonomike ne keto kohe krize globale. Rrjeti infrastrukturor strategjik dhe i nderlidhjeve energjetike, eshte i pazevendesueshem per rritjen ekonomike dhe per te themeluar nje treg te perbashket me stabilitet te gjere dhe interes te shtuar per investimet e rendesishme potenciale. Rajoni eshte rruga kryesore strategjike midis Lindjes dhe Perendimit per te gjitha linjat e naftes dhe gazit qe vijne nga Kaspiku per tregjet evropiane. Vendet tona duhet te perfitojne nga kjo mundesi qe do ta shnderroje ne nje rajon me te sigurt dhe me terheqes. Kjo nevoje eshte e shume e rendesishme per zbatimin e parimit te gjitheperfshirjes, ne te gjitha dimensionet, sepse zhvillimi ekonomik lehteson koston e reformave dhe e shpejton kete udhe.
***
Ne, individualisht kemi ndertuar bazat ligjore dhe instrumentet per te luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, te cilat patjeter qe perbejne nje themel te forte per sukses ne te ardhmen. Per te qene me efikas, ne mund te themelojme nje grup pune te perbashket per te operuar ne nivel rajonal dhe per te koordinuar politikat dhe veprimet tona ne permbushjen e rezultateve me te mira. Kushtezimi i BE-se mund ta shpejtoje procesin. Eksperienca me liberalizimin e vizave ka demonstruar se kriteret e detajuara dhe qellimet e qarta politike motivojne reforma komplekse dhe investime domethenese, brenda nje kohe te shkurter. Duhet patjeter te perdorim instrumentet financiare te BE-se ne maksimumin e kapaciteteve te tyre. BE ofron mbeshtetje te mjaftueshme financiare per ti pergatitur vendet per anetaresim dhe per te shmangur efektet nga kriza financiare. Gjithashtu ka inkurajuar projekte rajonale permes RCC, CEFTA, etj. Por, mund te beje me shume per te injektuar investime te rendesishme, vecanerisht ne infrastrukture, energji, teknologji, informacion dhe inovacion. Bashkepunimi i ngushte me Komisionin dhe vendet anetare duhet te forcohet dhe rajoni yne duhet te mbetet prioritet i larte ne Axhenden Evropiane. Le ta mirepresim dhe te punojme per te zbatuar propozimin e Ministrit te Jashtem italian, per te themeluar dhe zgjeruar nje forum permanent politik mes BE-se dhe Ballkanit Perendimor, duke ftuar gjithashtu edhe partnere te rendesishem.
Me lejoni ta mbyll duke shprehur bindjen se permes perpjekjeve te perbashketa dhe me pranine dhe asistencen e BE-se, si dhe faktoreve te tjere te rendesishem, rajoni yne do te jete pjese e nje Evrope te plote dhe te lire.
* Nga fjala e mbajtur gjate panelit me teme “Vizioni i ardhshem per Evropen Juglindore” ne Samitin e Dubrovnikut