E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po votohet për kreun e PS-së së Tiranës

280 anëtarë të Asamblesë së rrethit të Tiranës përmes votimit të fshehtë po zgjedhin mes dy kandidatëve, Pjerin Ndreu dhe Bledar Doracaj kreun e PS-së për Tiranën.
Në fjalën e tij, Kandidati Bledar Doracaj u shpreh se socialistët duhet të jenë të bashkuar sepse në këtë mënyrë mund të bëhet realitet transparenca e mohuar. "Nëse ju më zgjidhni sot unë do vijoj punën e nisur nga ju", theksoi ai. Doracaj Tirana sot ka një popullsi më të madhe se 20 vjet më parë ku në qendrat e banimit njihet një harmoni kulturash.

Ndërsa kandidati tjetër Pjerin Ndreu theksoi se synon për një bashkëpunim njerëzish që punojnë pa paragjykime. "Ne duhet të gjejmë urat e takimit dhe jo të përçrjes sepse duhet të kthejmë në pushtet PS-në. PS ka nevojë për secilin prej nesh", shtoi ai.

Votimet po zhvillohen në Akademinë e Arteve dhe pritet që brenda orëve të pasdites edhe socialistët e rrethit të Tiranës të kenë kryetarin e tyre të ri, i cili do të jetë automatikisht edhe anëtar i Asamblesë Kombëtare, ashtu si edhe kryetarët e rretheve të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›