Skënderbeu - Besëlidhja 3 : 2: kartona të kuq dhe grushta

Skënderbeu arriti fitoren e 4-t rresht duke marrë 12 pikë të plota, ndërsa Besëlidhja pësoi humbjen e parë në katër javë me rivalin direkt për titullin kampion të Kategorisë së Parë.
Besëlidhja udhëhoqi me meritë 2-1 pjesën e parë në Korcë me Skënderbeun vendas, por jo gjithë ndeshjen. Besëlidhja shënoi golin e parë më anë të Faslliut (14'), barazoi Larti në të 28 për Skënderbeun. Besëlidhja shënoi golin e dytë në minutën e 44-t me anë të Ivanaj. Dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Larti goditi fort nga larg, reagoi portieri lezhjna Bytyci dhe Anuita shënoi golin e barazimit 2-2 në minutën e 47-të. Besëlidhja me 10 lojtarë nga minuta 58-të pas largimit të Prekës. Në minutën e 75-të Valentino shënoi golin e tretë për Skënderbeun që solli dhe një reagim të ashpër jashtë cdo logjike nga lezhjanët.
Besëlidhja protestoi për golin e shënuar, madje të gjithë lojtarët lezhjanë goditën anësorin Koka, dhe vetëm ndërhyrja e forcave të policisë risollën qetësinë e nevojshme për vazhdimin e ndeshjes.
Gjyqtari Guzja nxorri me karton tjetër të kuq për portierin Bytyci duke e lënë me nëntë lojtarë. Më pas takimi pati shumë ndërprerje dhe faulle, një 45 minutësh me grushta dhe shkelma dhe aspak futboll. Rejztald Agolli i Skënderbeut me karton të kuq, pas dy të verdhave duke e lënë skuadrën korcare me dhjetë lojtarë.
KATEGORIA E PARË
JAVA E KATËRT
30 shtator 2006, ora 15:00
SKËNDERBEU-BESËLIDHJA 3-2
Golat: Larti 28', Anuita 47' Valentino 75'/ Draba 13' (aut), Ivanaj 44'
Gjyqtarë: Guzja, Koka-Ziraj
SOPOTI-BURRELI 2-0
Golat: Orgest Beqiri 71', Denis Hoxha 75'
Gjyqtarë: Sino, Mesi-Guce
LACI-ADA 51
Golat: Shazivari, Kastrati, Udeke, Jakupi / Goga
Gjyqtarë: Base, Pregja-Mustafaraj
1 tetor 2006, ora 14:00
TEPELENA-TOMORRI
Breshani, Elezi-Dervishi
POGRADECI-ERZENI
Hakrrama, Lamce-Avdo
TURBINA-GRAMSHI
Gashi, Alla-Lamaj
BILISHTI-LUSHNJA
Dobi, Bimi-Zeka