Pjesa e parëArgjentinë-Gjermanirezultati 0-1
TIRANE-
ORA 16:24-Rast ideal për Gjermaninë. Miroslav Close nuk ka shënuar nga një pozitë ideal pas një kalimi perfekt nga krahu të Mueller në minutën e 24 të ndeshjes.
ORA 16:04-Gjermania shenon golin e pare ne minutat e para te nisjes se pjeses se pare te ndeshjes me Argjentinen e tangos. Goli u shenua nga Myler ne minuten e 7´.
ORA 07:00-Sfida Gjermani-Argjentine
rgjentinë-Gjermani nuk është një ndeshje dosido e Kupës së Botës. Dy skuadrat kanë luajtur së bashku dy finale, në vitin 1986 dhe në 1990, ndërsa mbeten gjithnjë në majë të futbollit botëror. Sot në orën 16, në fushë do të jenë 5 Kupa Bote, 3 të fituar nga europianët dhe dy nga amerikano-jugorët. Sfida e fundit në këto nivele ishte nga ato që nuk harrohen lehtë. Në vitin 2006, në Gjermani, fituan të zotët e shtëpisë. Ishte sërish në çerekfinale dhe ndeshja luhej sërish pasi Argjentina kishte mundur Meksikën. Maradona ndërkohë ka besim të madh, pasi në letër ka një skuadër më të mirë, por edhe historinë që sheh 8 ndeshje të fituar nga argjentinasit dhe 5 nga gjermanët. Në të dy kampet, sfida përgatitet në mënyra të ndryshme. Në shtëpinë e Argjentinës "ligjin" e bën Maradona, me ulërimat e tij, gjestet dhe ndryshimet e papritura. Volumin në seancat stërvitore e ul dhe e ngre ai, sidomos pas dribimeve të Mesit dhe golave të Higuain. Në shtëpinë gjermane mbizotëron një klimë më e qetë dhe me më shumë besim. është pikërisht ajo çfarë transmeton Lëv apo veteranët e një mijë betejave si Lahm e Klose.
Skuadrat
Si Argjentina, ashtu edhe Gjermania, janë nga skuadrat që kanë treguar futbollin më të bukur në këtë edicion të Kupës së Botës. Skuadra e Maradonës ka një sulm mrekulli, me Higuain që është kryegolshënues dhe Tevez që ngjitet ndeshje pas ndeshje, sidomos pas dopietës me Meksikën. Po ashtu, Mesi mbetet gjithnjë Mesi edhe pse ende nuk e ka shënuar golin e parë. Mesfusha është një miks i vërtetë, duke nisur nga Maskerano që qëndron përpara mbrojtjes, te Maksi Rodrigez e Veron me eksperiencën e tyre dhe duke përfunduar me një talent kokulur si Di Maria. Problemi i vetëm mbetet mbrojtja, që nuk duket në lartësinë e reparteve të tjerë. Në krahun tjetër, gjermanët mbeten gjithnjë skuadër e frikshme në kompeticionet e mëdha. Nuk është rastësi që skuadra që eliminon ata zakonisht fiton Botërorin. Këtë vit ata janë një skuadër e re, por gjithë energji. Këmbëve të mira u shtohet një mendje e qetë, pasi askush nuk u kërkon të arrijnë Hënën. Mbrojtja ndërkohë ka bindur më shumë sesa pritej, me Fridrih i besueshëm në qendër dhe me Lahm që vrapon papushim Veri-Jug. Në mesfushë është një lojtar klasi si Ozil, ndërsa në sulm luan Klose, një lojtar që në Botëror, nxjerr më shumë nga vetja.
Maradona
Pragsfida ndërkohë nuk është aspak e qetë. Për ta nxehur kanë vlejtur deklaratat e së mërkurës nga Maradona e Shvajnstajger, që evokonin finalen e vitit 1990 dhe sherrin në 2006. Dje, tekniku argjentinas ka vijuar me serinë e dytë të sulmeve. "Futbollistët e mi janë këtu për lavdi, jo për para, - deklaroi ai. - Kemi ndoshta të njëjtin kontroll me ta, por këmbë më të mira se gjermanët. Kështu që jam i qetë për ndeshjen e së shtunës". "Kundër Gjermanisë nuk do të ndryshojmë skemë, sepse do të ishte një mëkat. Nuk ka nevojë të ndërrosh pjesët që funksionojnë", shtoi ai në një intervistë për rrjetin televiziv Fox. Diego bëri të ditur gjithashtu se të shtunën do të luajnë në sulm Tevez e Higuain, "që janë një hap para në krahasim me Militon dhe Kun Agueron". "Gjatë kësaj rruge nuk e kam humbur kurrë afeksionin për njerëzit, madje kam rikuperuar raportet me shtypin", u shpreh ai. I pyetur për deklaratat e Shvajnstajger, që referuar ndeshjes së vitit 2006, i quajti argjentinasit provokatorë, Maradona përgjigjet: "Nuk kam kohë për të, më duket ca nervoz...". Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s Brazili jashtë, Holanda kalon në gjysmëfinale Uruguai gjysmëfinalisti i dytë