Mitrovicë, ditë zie në 4 komunavarroset mjeku
MITROVICE-Në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë, Zveçan, Leposavic dhe Zubin Potok sot është shpallur ditë zie për shkak të vdekjes së pediatrit Mesud Xhekovic, që humbi jetën pas plagëve të marra në shpërthimin e djeshëm në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.
Si njofton agjencia serbe Srna, ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanovic ka vizituar mbrëmë familjen e mjekut të vdekur dhe i ka përcjellë ngushëllimet e presidentit serb.
Në Qendrën mjekësore në Mitrovicë sot në mëngjes janë mbajtur homazhe në nderim të mjekut. Mesud Xhekovic u varros sot në orën 16 në varrezat myslimane në pjesën veriore të Mitrovicës.
Për shkak të situatës në Mitrovicë, Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka ftuar një mbledhje të jashtëzakonshme më 6 korrik.
Sipas raportimeve, gjendja shëndetësore e 11 të plagosurve në shpërthimin e djeshëm është përmirësuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit kanë plagë në trup nga copëzat e granatës së shpërthyer.
(d.b/BalkanWeb)