Vrasja e Koldashit deshmitaret Nuk e pame vrasesin

Polici Te Gjuhet e Huaja kapem Kujtim Bunen e Sardian Sulejmanin nje prej te cileve ishte plagosur
TIRAN- Seanca gjyqesore ndaj 16 te pandehurve te bandes se Durresit vazhdoi dje me pyetjen e deshmitareve te akuzes nje efektiv te Komisariatit nr. 1 te Tiranes Hamit Sollakun si dhe Ilir Durakun ky i fundit shok i Ilir Koldashit i cili u vra nga i penduari Adriatik Coli ne afersi te nje pabi qe ndodhet ne nje hotel prane stadiumit Qemal Stafa.
I pari qe doli para togave te zeza te Gjykates per Krime te Renda ishte Sollaku i cili tregoi per menyren se si e kishte marre vesh vrajsen e Ilir Koldashi.
Nje nga ditet e tetorit 2005 isha me detyre sherbim te Stacioni i Trenit kur mora sinjalizim nga salla operative se ne zonen e nje hoteli luksoz ne Tirane kishte ndodhur nje vrasje.
Kam shkuar aty dhe shefi me ka thene se bashke me Gjergji Lamen te shkonim ne rrugen e Elbasanit pasi kishte informacione se andej kishin ikur autoret e krimit- tha Sollaku. Sipas tij sapo ishin afruar shkolles se mesme te gjuheve te huaja kishin pare dy persona njeri prej te cileve ishte i plagosur dhe tjetri jo.
Keta persona quheshin Kujtim Buna dhe Sardian Sulejmani. Kete te fundit e derguam ne komisariat ndersa Bunen e derguam ne Spitalin Ushtarak per mjekim-tha polici Hamit Sollaku. Ai mohoi se njihte ndonje nga keta persona apo autorin qe kishte qelluar mbi ata. Me pas ne sallen e gjyqit u paraqit deshmitari Ilir Duraku shok i te vrarit Ilir Koldashi.
Ai tha se kishte njohje me Koldashin dhe te pandehurit Dokle e Buna pasi njiheshin qe nga femijeria. Diten e vrasjes se Koldashit kam qene brenda ne disko ndersa vrasja ndodhi jashte ambienteve te saj. Nuk e di se kush e qelloi Koldashin por kur kam shkuar ne Spitalin Ushtarak per tu interesuar per te.
Aty me ka thene Afrim ucali se Koldashi kishte vdekur. Ndersa ne te dale te Spitalit kam pare policine qe po e sillte me barrele Kujtim Bunen-tha deshmitari Duraku i cili me pas u la i lire. Seanca gjyqesore me pas u nderpre per shkak se nuk ishin paraqitur deshmitaret e tjere te akuzes.