E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjestarë të KFOR-it dhe EULEX-it arrestojnë një serb në veri

Pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it kanë arrestuar në mëngjes një serb, për çka është mbajtur dy orë e bllokuar rruga Zveçan - Zubin Potok.

“Në orët e para të mëngjesit, për vikend, e kanë shqetësuar popullatën lokale, ndërsa rezultat i aksionit të tyre është arrestimi i një roje të një firme lokale që ka një depo në Zitkovac”, ka deklaruar kryetari ilegal i Zveçanit, Dragisa Miloviq, raporton Tanjug.

Sipas kësaj agjencie serbe, ushtarët polakë të KFOR-it, me mjete të blinduara kanë bllokuar rrugën Zveçan - Zubin Potok. Ata kanë shtrirë telat gjemborë, ndërsa kishin edhe pajisje për shpërndarje të demonstruesve. Mbi fshatin e sipërpërmendur kanë fluturuar helikopterët.

Miloviq, ka theksuar se po përpiqen për të frikësuar popullatën lokale për ta braktisur këtë hapësirë. ”Sidoqoftë, ne mbetemi në vendin tonë dhe në shtëpitë tona. Ne kemi pse të frikohemi”, ka deklaruar Miloviq.

Sipas mediave, serbi i arrestuar është 50 vjeçari Milutin Milovic. Ai është liruar, pasi thuhet se “në hapësirën e bastisur nuk janë gjetur armë”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›