Zhbogar mirëpret vendimin e Kushtetueses

Kushtetuesja ka vendosur të premten se propozimi për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të presidentes së Kosovës, nuk është në pajtim më Kushtetutën.
“Unë e mirëpres këtë mendim të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me amendamentet kushtetuese mbi mandatin e Presidentes. Vendimet si ky dhe ai mbi dy ligjet e trashëgimisë kulturore, Ligjit mbi Prizrenin dhe atij për Hoçën e Madhe tregojnë se Gjykata Kushtetuese mund të luajë rolin si mbrojtëse e Kushtetutës së Kosovës”, ka thëën Zhbogar.
"Është inkurajues të shihet se si Gjykata Kushtetuese ka ngritur tashmë veten si një institucion i pavarur, i cili ka besimin e të gjitha shtresave të shoqërisë. Unë besoj se institucionet relevante tani do të bëjnë maksimumin e tyre për të siguruar zbatimin e shpejtë të të dy vendimeve të fundit të Gjykatës Kushtetuese,“ ka thënë përmes një deklarate për media, Smauel Zhbogar.