E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes pianisti i njohur Alexis Weissenberg

Pianisti francez Alexis Weissenberg, i famshëm për mënyrën e të luajturit në piano, vdiq në Lugano të Zvicrës në moshën 82-vjeçare, njoftoi Didier de Cottignies, drejtor artistik i Orkestrës së Parisit.

Pianisti vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që prej 30 vjetësh, çka bëri që ai t'i jepte fund karrierës së tij si pianist.

''Ai vdiq në një azil pleqsh'', theksoi ish-agjenti i tij Musicaglotz.

Pianisti lindi në një familje hebrenjsh në Sofje, në vitin 1929, dhe mori nënshtetësi franceze.

Alexis Weissenberg, specialist i Rachmaninovit dhe Bahut, ishte i ftuari i orkestrave më prestigjioze dhe luajti me dirigjentët më të mëdhenj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›