Plagos bashkëshorten me thikë për shkak të divorcit
SHKODËR – Një 50-vjeçar ka plagosur bashkëshorten e tij duke e qëlluar me thikë menjëherë sapo është divorcuar. Sipas burimeve policore, autori Shemsi Kalaja ka goditur me thikë gruan e tij, Lirie Kalaja, pranë shtëpisë së prindërve të saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditë, në fshatin Golem të Shkodrës. Ende mbeten të paqarta arsyet e ngjarjes, por çifti ishte në prag të divorcit, çfarë mendohet të jetë shkaku i kësaj ngjarjeje. 50-vjeçari Kalaja është larguar në drejtim të paditur, ndërkohë që policia po heton për kapjen e tij. Ndërsa bashkëshortja e tij, Lirie Kalaja, është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve nga policia, shtetasi Shemsi Karaj, i shpallur në kërkim, do të përballet me akuzën e tentativës së vrasjes.
“Përtej kufijve”, sekuestrohen 300 kg Cannabis me destinacion Greqinë
GJIROKASTËR - Janë kapur 300 kg Cannabis sativa në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në Qafën e Muzinës. Arrestohet drejtuesi i mjetit, i cili do ta transportonte mallin përtej kufirit, drejt Greqisë. Operacioni i koduar “Përtej kufijve” është vënë në ndjekje të një mjeti tip “Shevrolet” që dilte nga Lazarati dhe në xham kishte të vendosur tabelën e Drejtorisë së Shëndetit Publik Gjirokastër. Policia e Sarandës, në bashkëpunim me atë të Gjirokastrës, e ka ndjekur atë deri në Qafë Muzinë, ku më pas kanë ndërhyrë uniformat blu të Sarandës, që kanë ndaluar mjetin dhe drejtuesin e tij. Policia e Gjirokastrës bëri më pas shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, si dhe ka sekuestruar sasinë prej 300 kg të lëndë narkotike.
12 Dhjetor 2009