E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, balotazhi, sot votohet në 21 komuna

Ky votim zhvillohet për të zgjedhur drejtuesit lokalë në komunat që në zgjedhjet e 15 nëntorit nuk mundën të fitojnë mbi 50 për qind të votave.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për raundin e dytë të zgjedhjeve, ndërkohë që edhe Policia e Kosovës për të ruajtur rendin dhe qetësinë do të angazhojë rreth 4 mijë zyrtarë policorë ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Në balotazh garojnë nga dy kandidatë, të cilët kanë fituar më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve më 15 nëntor. 1404 vëzhgues të huaj do të ndjekin nga afër procesin e sotëm të votimit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›