E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos në lokal bashkëfshatarin, arrestohet 30 vjeçari

Tiranë, 26 gusht, NOA Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një personi që ka tentuar të vrasë mbrëmjen e djeshme një bashkëfshatar të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në fshatin Grec, të komunës Pezë e Madhe në Tiranë.

Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur për Agjencinë NOA se i arrestuari është Artur Servet Bardhi.

Bardhi ka qëlluar mbrëmjen e djeshme me pistoletë një bashkëfshatarin e tij, 25 vjeçarin Bledush Myslym Bemarku.

Incidenti ka ardhur pas një zënke që kanë pasur të dy në lokal, për motive të dobëta. Në një moment Bardhi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të 25 vjeçarit.

Bemarku është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë,ku dhe i është dhënë ndihma e parë.Sipas njoftimeve nga bluzat e bardha,25 vjeçari, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Bardhit i është sekuestruar pistoleta model TT si dhe 6 fishekë, të cilat i mbante pa leje.

a.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›